ILAÇ NATYRAL KUNDËR NGËRÇEVE TË MUSKULIT TË ZEMRËS

  • 23 July 2018 - 15:54
ILAÇ NATYRAL KUNDËR NGËRÇEVE TË MUSKULIT TË ZEMRËS

Me ngërç të zemrës (Angina Pektoris) nënkuptojmë dhimbjet në zonën e zemrës, të cilat janëkarakteristike për forcën dhe drejtimin e zgjerimit të tyre. Ato dhimbje janë aq specifike, saqë pacientët edhe vetë i dallojnë nga dhimbjet e tjera në atë zonë të trupit E dhe pse dhimbja nuk është gjithmonë veçanërisht e fortë, pacienti trembet dhe ndjen një frikë vdekjeje, për shkak se e shtrëngon në gjoks. Në fillim, dhimbja vjen si pasojë e mundimeve dhe emocionimit. Dhimbja zakonisht fillon në zonën e zemrës pas eshtrave të gjoksit dhe përhapet përmes krahut të majtë dhe dorës së majtë deri te majat e gishtërinjve. Dhimbja zgjat relativisht shkurt, rreth 5 minuta, e shumë rrallë më gjatë. Nëse zgjat më shumë kohë, mund të jeni pothuajse të sigurt se nuk bëhet fjalë për atë sëmundje. shkaktari bazë i sëmundjes gjendet në gëlqerimin e enëve të gjakut të zemrës. Të mbuluara me gëlqere, enët e gjakut janë dukshëm më të ngushta dhe si pasojë e kësaj qarkullimi i gjakut është më i dobët. Kjo sjell deri te furnizimi i pamjaftueshëm i muskulit me oksigjen.

TRAJTIMI I NGËRÇIT TË ZEMRËS

Përbërësit e çajit: 40 g lëvore të shelgut 40 g lëvore të bungut (e pjesës së poshtme me ngjyrë të bardhë) 40 g gjethe të mjedrës 40 g të kërcellit të dëllinjës 40 g liken islandez 40 g të kërcellit të mustardës së zezë 40 g veshtull të bardhë 30 g gjethe dhe lule të kantarionit 30 g gjethe dhe lule të margaritës 30 g rrënjë fieri të ëmbël 30 g fara të shtypura të lirit 20 g kërcelli të agnushes 20 g lule të kaltër të shqopës 20 g kërcelli të zhabinës (Ranunculus) nga shkëmbinjtë 20 g tejza dhe rrënjë të sanëzës 20 g gjethe delli listova 20 g çikore.

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI I ÇAJIT

Barërat i bluani mirë dhe i përzini. Në gjysmë litri të ujit të vluar i qitni 5 gramë të përzierjes së bimëve dhe e zini të mbuluar me kapak për gjysmë minutë. E lini që të ftohet i mbuluar, e më pas e qitni, duke e filtruar në një shishe dhe pini 8 herë në ditë nga gjysmë decilitri në distanca të barabarta kohore. Pas katër pijeve konsumohet një lugë mesatare me mjaltë e me lëng limoni, e pas 4 pirjeve të tjera konsumohet luga e njëjtë me vaj të rafinuar të ullirit me pak lëng të freskët të limonit. Është me rëndësi që të theksohet se ky çaj duhet të përgatitet për çdo ditë, ndërsa lëngu i limonit secilën herë përgatitet ndaras. Përveç kësaj, gjatë kohës së trajtimit, gjatë shujtave, ose menjëherë pas tyre, merren 3 herë në ditë nga 35 pika të përzierjes, e cila përgatitet si në vijim: 2 g fara të rrodhes 2 g fara të kërpit 2 g fara të tërfilit të egër 2 g gjethe të thara të xhenxhefilit të egër evropian 2 g rrënjë salepi 2 g tejza dhe rrënjë të sanëzës 2 g veshtull të bardhë 2 g margaritë (pjesa sipërfaqësore me lulen).

PËRGATITJA DHE PËRDORIMI

Përzierja qitet në 4 decilitra raki të zier rrushi dhe menjëherë largohet nga shporeti. Mbulohet me kapak dhe lihet që të ftohet. Lëngu i ftohtë filtrohet në një shishe të errët dhe mbyllet mirë. Pacientët që nuk mund ta durojnë shijen e pikave, ato mund t'i përziejnë me ushqim. Mënyra e të ushqyerit është e njëjtë si në rastin e arterosklerozës. Është e obligueshme që të bëhen ushtrime të lehta fizike, dhe atë në mëngjes dhe në mbrëmje. Në vend të ushtrimeve të mëngjesit, gjatë pranverës, verës dhe vjeshtës rekomandohet ecja zbathur në bar të freskët por nuk lejohet qëndrimi në të. Duhet të ecni rreth gjysmë ore. Të sëmurët duhet që të lahen më shpesh, ndërsa temperatura e ujit të mos jetë më e lartë se 25 gradë C. Përndryshe, te kjo sëmundje, sikur edhe te sulmi në zemër, rekomandohen ecjet sa më të shpeshta në ajër të pastës, si dhe ngasja e lehtë e biçikletës në terren të rrafshët. 

 

(Kosova Sot)