Këto janë mitet më të zakonshme që ekzistojnë në mbarë botën për pirjen e qumështit

  • 14 August 2018 - 10:31
Këto janë mitet më të zakonshme që ekzistojnë në mbarë botën për pirjen e qumështit

Kur keni qenë të vegjël me siguri çdo mëngjes keni dëgjuar të njëjtin refren nga nënat tuaja: “Pi qumësht se të bën mirë për kockat”. Në fakt për qumështin ekzistojnë shumë mite dhe duhet thënë se shumica prej tyre janë të gabuara. Më poshtë po rendisim disa prej tyre.

Qumështi u forcon kockat- Ky është ende një debat shumë i fortë në rrethin e shkencëtarëve dhe mjekëve. Nga disa studime ka rezultuar se në fakt ato popullsi që konsumojnë më shumë qumësht kanë më shumë probleme me osteoporozën dhe me kockat në përgjithësi.

Qumështi është burimi më i mirë i kalciumit- Është fakt i pamohueshëm se qumështi është i pasur me kalcium, por nuk është produkti më i pasur me kalcium. Ka shumë burime të tjera si farat e susamit dhe farat e sojës që kanë shumë herë më shumë kalcium se qumështi.

Një gotë me qumësht është e mjaftueshme për mëngjes- Mëngjesi është vakti i parë që ju konsumoni pas 10 orësh mungesë. Mëngjesi duhet të jetë i pasur me karbohidrate, proteina. Qumështi nuk bën keq, por nuk është zgjedhja më e mirë për të nisur ditën.

Qumështi është i rëndësishëm për të gjithë- Deri në moshën 12-vjeçare qumështi është me të vërtetë një nga produktet më të rëndësishme, por pas kësaj moshe duhet të jetë opsional. Kjo vjen për shkak të shtimit të produkteve që mund të konsumojmë pas moshës 12-vjeçare, të cilët kanë po aq vlera ushqyese sa qumështi. 

(Kosova Sot)