Rrudhosje të fytyrës, fryrje stomaku, këto janë disa nga arsyet pse nuk duhet të përdorni pipat plastikë

  • 14 August 2018 - 12:03
Rrudhosje të fytyrës, fryrje stomaku, këto janë disa nga arsyet pse nuk duhet të përdorni pipat plastikë

Kompani shumë të mëdha të prodhimit dhe tregtimit të pijeve, kanë nisur një fushatë kundër përdorimit të pipave plastikë. Plastika është shumë e dëmshme për mjedisin dhe shëndetin tonë. Pavarësisht se ju mund të mendoni se pipi nuk mund të shkaktojë probleme në shëndet, shkencëtarët mendojnë të kundërtën.

Dëmton dhëmbët

Kur pini një pije me pipë, pija kalon vetëm në disa vende specifike dhe i gjithë sheqeri përqëndrohet në një vend duke shkaktuar dëmtim të dhëmbëve.

Pipat plastikë shkaktojnë gazra dhe fryrje

Në momentin që pini diçka me pipë, bashkë me pijen ju thithni dhe ajër, i cili kalon menjëherë në stomak. Kjo shkakton fryrje dhe gazra.

Pipat përmbajnë shumë lëndë kimike

Pipat janë të bërë kryesisht nga polipropileni dhe shumë lëndë kimike që janë të dëmshme për shëndetin tuaj.

Pipat shkaktojnë rrudhosje

Nëse jeni një person që i kushtoni rëndësi pamjes, kjo ëhstë një arsye më shumë pse nuk duhet t’i përdorni pipat. Ashtu si pirja e duhanit edhe pipat mund të shkaktojnë rrudhosje më të shpejtë.

(Kosova Sot)