Ju dhëmbin nyjat? Përgatiteni këtë pastë dhe lehtësojani vetes dhimbjet!

  • 14 August 2018 - 16:24
Ju dhëmbin nyjat? Përgatiteni këtë pastë dhe lehtësojani vetes dhimbjet!

Dhimbjet në nyja për të gjithë neve janë të njohura, e më shpesh shfaqen në gjunjë, bërryla dhe shpinë. Edhe pse mendohet se vijnë si pasojë e plakjes, gjithmonë i hasim te personat më të rinj se 25 vjeç. Arsye mund të jetë lodhja, ngarkesa, stresi, reuma dhe thyerjet. Me këtë recetë të thjeshtë do të hiqni dhimbjet në periudhën më të shkurtë të mundshme kohore. Përbërësit: Mjaltë; Mustardë; Sodë bikarbonati; Kripë. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i përzieni në një ambalazh të pastër prej qelqit dhe pasta kundër dhimbjeve është e gatshme. Mënyra e përdorimit: Vendet ku ndjeni dhimbje t'i lyeni mirë me këtë pastë ose mund të formoni një kompresë, më saktësisht të lyeni vendin ku ndjeni dhimbje dhe më pas ta lidhni me qese najloni, ose me ndonjë shall prej leshit. E mbani ashtu për 1,5 - 2 orë. Procedurën më së miri ta bëni para gjumit.  

 

 

(Kosova Sot)