Luftoni mbipeshën me ushqimet që i keni në kuzhinë

  • 14 August 2018 - 22:46
Luftoni mbipeshën me ushqimet që i keni në kuzhinë

MJALTI DHE LËNGU I XHENXHEFILIT

Kombinimi i mjaltit dhe xhenxhefilit është ilaçi më i mirë natyral për të humbur në peshë. Duke e konsumuar këtë përzierje dy herë në ditë, do t'ju ndihmojë të reduktoni peshën. Mjalti posedon shumë fruktozë që ndikon si derivat për mëlçinë për të prodhuar glukozë e kjo dërgon sinjale për hormonet që shkrijnë dhjamin në trup. Në anën tjetër, xhenxhefili redukton dëshirën për grimcimin e ushqimeve të dëmshme. Përbërësit: 3 lugë mjaltë 2 lugë xhenxhefil Përgatitja: Shtrydhni xhenxhefilin dhe dy lugë të lëngut i derdhni në gotë. Shtoni 3 lugë mjaltë në lëng. Përziejeni mirë dhe ta konsumoni dy herë në ditë. Ndryshimet do t'i vëreni pas një muaji.

MJALTI DHE KANELLA

Mjalti sidomos është efektiv në trajtimin e lëkurës së thatë ndërsa përdorimi i mjaltit në buzët e plasaritura njihet si ilaç shtëpiak. Kombinimi i mjaltit dhe kanellës është një nga ilaçet më të vërtetuara të kohës për humbje në peshë. Kanella po ashtu stabilizon shtypjen e gjakut dhe përmirëson funksionimin e insulinës. Përbërësit: 1 lugë mjaltë 1 lugë kanellë Përgatitja: Vloni kanellën në ujë për 15 minuta. E hiqni nga ena dhe e lini te ftohet. Shtoni mjaltin në ujë dhe lëngun e konsumoni për çdo ditë. Mjalti humbet enzimat nëse e përziejmë në ujë të ngrohtë, kështu që përzieni mjaltin me ujë të ftohtë të kanellës.

LIMON, MJALTË DHE PIPER TË ZI

Kombinimi i limonit, mjaltit dhe piperit të zi është një nga ilaçet shtëpiake më funksionale indiane për humbje në peshë, dhe gjëja më e mirë është se përbërësit i keni në kuzhinë. Limoni përmban pektinë që parandalon sulmin e urisë dhe ju mban të ngopur. Substanca kryesore piperina në piperin e zi parandalon formimin e qelizave yndyrore në gjakrrjedhje. Përbërësit: Ujë të ngrohtë, një gotë 1 lugë mjaltë 1 lugë piper të zi 4 lëng limoni Përgatitja: Merrni gotën me ujë të ngrohtë, shtoni 1 lugë mjaltë, 1 lugë piper të zi. Shtoni 4 lugë lëng limoni dhe i përzieni mirë. Konsumojeni përzierjen çdo ditë në mëngjes.

UJI I UTHULLËS SË MOLLËS

Uthulla e mollës shpeshherë përfshihet në dietat për humbje të peshës. Uthulla e mollës është e pasur me pektinë dhe fibra që ndihmojnë të ndiheni më të ngopur. Ndihmon edhe në shkrirjen e qelizave yndyrore. Përderisa uji është i dobishëm në derdhjen e helmeve të grumbulluara, uthulla e mollës ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Përbërësit: 1 shishe ujë 1 lugë uthull të mollës 1 lugë lëng limoni Përgatitja: Derdhni një lugë uthull të mollës në gotën me ujë. Shtoni edhe një lugë lëng limoni dhe e pini njëherë në ditë. Me siguri se rezultatet e mira nuk do të mungojnë. 

(Kosova Sot)