Ju rrjedh hunda, teshtitni dhe kolliteni, kjo bimë e lirë është ilaçi

  • 15 August 2018 - 10:26
Ju rrjedh hunda, teshtitni dhe kolliteni, kjo bimë e lirë është ilaçi

Hithrat, me shijen e tyre ngjasojnë me spinaqin, por përmbajnë pesë herë më shumë kalcium dhe gjashtë herë më shumë vitamina C, e përmbajtja e mahnitshme me klorofil ndihmon në përtëritjen e qelizave dhe më gjatë mbajnë oksigjenin në tru. Preparatet nga hithrat duhet t'i përdorni si ndihmë te inflamacionet e kanaleve urinar dhe te fshikëza, në parandalimin e formimit të gurëve në veshka, te shfaqja e gjakut në urinë, gjakderdhjes së madhe gjatë ciklit menstrual, pagjakësia, sëmundjet e mëlçisë, sëmundjet e ujit, gihti, të thatit në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore, te sëmundjet e mushkërive dhe alergjive si dhe e sëmundjet e lëkurës. Shkencëtarët kanë dëshmuar se preparatet nga hithrat ngadalë ulin edhe nivelin e sheqerit, qetësojnë tensionimet, ndihmojnë te llojet e ndryshme të tumorit, ndikojnë në forcimin e sistemit imun si dhe në shërimin e infeksioneve akteriale si dhe qetësojnë prostatën. Si masë parandaluese duhet të pini një gotë çaj të hithrave, e për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, çdo ditë duhet të pini nga tri gota çaj të hithrave, kryesisht para shujtave kryesore.

(Kosova Sot)