4 sekrete për të pasur memorie të fortë edhe kur të plakeni

  • 15 August 2018 - 10:31
4 sekrete për të pasur memorie të fortë edhe kur të plakeni

Me kalimin e viteve e kemi më të vështirë të memorizojmë ose të kujtojmë gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Ky është një proces normal për të gjithë njerëzit, megjithatë ka disa mënyra për ta pasur memorie të fortë edhe kur të plakeni.

Stërvitja- Ushtrimet dhe stërvitja janë zgjidhja e duhur për çdo problem jo vetëm të trupit, por edhe të trurit.

Mësoni gjëra të reja- Duke mësuar gjëra të reja, ju e mbani trurin aktiv dhe të shëndetshëm.

Provoni sa më shumë quizze- Nëse provoni aftësitë tuaja në fjalëkryqe apo quizze të ndryshme do t’u ndihmojë të rrisni kapacitetin tuaj mendor.

Arti i përsëritjes- Nëse doni të memorizoni diçka si numër telefoni apo një adresë, duke e përsëritur informacionin do ta mbani mend më gjatë. Duke praktikuar artin e përsëritjes duhet të shtoni orët që përsërisni, duke filluar me një orë, pastaj çdo disa orë, më pas çdo ditë, për të arritur rezultatin më të mirë. 

(Kosova Sot)