KEFIRI "HEQ" SHTRESAT DHJAMORE

  • 16 August 2018 - 10:20
KEFIRI
Për kilogramët shtesë përreth stomakut shpeshherë fajtore janë zorrët dembele, që parandalojnë shkrirjen e shtresave dhjamore përreth stomakut dhe eliminimin e papastërtive nga organizmi. Nutricistët theksojnë se për këtë ekziston zgjidhja, dhe atë shumë e thjesht madje. Përgjigja gjendet në koktejin e shëndetshëm, i cili do të duhej ta zëvendësonte kafjallin, e përgatitet lehtë e shpejt. Nevojiten 6 kumbulla të thara që çdo mbrëmje i përzieni me 100 mililitra ujë të vluar, i mbuloni për 10 minuta të qëndrojnë. Gjatë asaj kohe në tepsi shtoni dy lugë flluska, 1 lugë fara të bluara të lirit dhe po aq kakao. I përzieni me 300 mililitra kefir dhe përzieni mirë. Kumbullat i copëtoni imët dhe ia shtoni masës paraprake, i lini bashkë në frigorifer dhe i pini në mëngjes, në lukth të zbrazët. 

(Kosova Sot)