FILLOJENI DITËN ME KËTË PËRZIERJE ME SPINAQ

  • 16 August 2018 - 12:20
FILLOJENI DITËN ME KËTË PËRZIERJE ME SPINAQ

Spinaqi është i pasur me vitamina A dhe C, minerale, e kur përzihet në një lëng të përbashkët me avokado dhe limon, atëherë kjo është përzierja më e mirë për ta filluar ditën.

Përbërësit:

- 2 limonë,
- 2 avokado, të pastruar dhe të copë- tuar,
- 100 gr gjethe spinaqi,
- 200 ml ujë.

Shtrydhni lëngun nga dy limonët dhe e derdhni në blender, e përzieni me avokadon dhe spinaqin e copëtuar. Lëngun e shërbeni të freskët.

 

 

(Kosova Sot)