‘PINI’ PEMË DHE PERIME, PËR TË PASTRUAR ORGANIZMIN

  • 16 August 2018 - 22:25
‘PINI’ PEMË DHE PERIME, PËR TË PASTRUAR ORGANIZMIN

MOLLË + AVOKADO + SALLATË TË GJELBËR + KIVI

Lëngu nga mollët, avokadot dhe kivi, befasisht përmbushet nga gjethet e sallatës së gjelbër. Shkaku i nivelit të ulët me kalori (sallata cilësohet në dhjetë ushqimet më të mira për dietë) posedon përbërës që e shërojnë metabolizmin dhe pastrojnë organizmin. Është përplot me hekur po ashtu.

TRANGUJ + MAJDANOZ

Pije e shkëlqyeshme për mbrëmje. Trangujt 90 për qind përbëhen prej ujit, kështu që falë tij, kjo pije është e hatashme për ta konsumuar gjatë verës. Nëse i shtoni disa gjethe majdanoz, do të fitoni një kombinim të freskisë dhe dobisë.

MOLLË + LIME + TRANGUJ

Limeja jo vetëm se ndikon në hedhjen e helmeve jashtë organizmit, por gjithashtu përmban efekte qetësuese për sistemin nervor, duke përmirësuar shëndetin në përgjithësi dhe duke ngritur disponimin.

SPEC + LËNG LIMONI

Në shikim të parë ky është një kombinim aspak i zakonshëm. Ngop dhe është i lehtë. Përmbajtja e vitaminave të grupit B në specat e gjelbër ndihmon në luftën kundër stresit, qetëson, përmirëson kujtesën. Nëse në mënyrë konstante ndjeni lodhje kronike, kjo pije është ideale për ju.

BROKOLI + MOLLË + LIME

Përqindja e dobive të brokolit vështirë se mund të caktohet, përmban shumë proteina, e në kombinim me mollë dhe me limenë do të fitoni një pije shumë interesante, të cilin mund ta konsumoni në orët e mbrëmjes.

MOLLË + SELINO

Ky është varianti më i lehtë i pijeve të gjelbra. Selino është perime e hatashme freskuese. Konsiderohet se në mënyrë të hatashme liron helmet. Posedon pak kalori, posedon efekte qetësuese dhe është e dobishme gjatë ngarkesave në organizëm dhe gjatë të ngrohtit. Lëngu nga mollët dhe selino është i mirë për kafjall, por edhe për zamër.

 

(Kosova Sot)