Mënyra më e mirë për shërimin e nervit shiatik

  • 17 August 2018 - 07:59
Mënyra më e mirë për shërimin e nervit shiatik
Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga dhimbjet e shkaktuara nga nervi shiatik, ishijasi, e dini se kjo nuk është aspak e këndshme. Kjo dhimbje ju ndalon nga kryerja e obligimeve të përditshme dhe ju parandalon të funksiononi në mënyrë normale. Dhimbja depërton nga pjesa e poshtme e shpinës, e mund të shfaqet edhe pa ndonjë shkas apo lëndim, që do të mund ta shkaktonte atë. Dhimbja tipike e ishiasit ndihet në prapanicë, e mund të përhapet deri te pjesa e sipërme e ijëve. Nganjëherë ndodh që të përhapet deri te shputat e këmbëve. Dhimbja përcillet me dobësim të muskujve, djegie dhe shkakton vështirësi në lëvizje.

SHËRIMI Shërimi modern i nervit shiatik përfshin zbutjen e dhimbjeve dhe shmangien e lëvizjeve, duke pushuar dhe me aktivitete fizike. Edhe pse kjo mënyrë e zbut dhimbjet, nuk ka efekt afatgjatë. Është shumë interesante që, problemet emocionale, sidomos pakënaqësia në vendin e punës, mund të ndikojnë në lajmërimin e nervit shiatik. Sipas mjekësisë kineze, nervi shiatik ndërlidhet me dëmtimet në veshka, që mundet t'i shkaktojë lagështia, të ftohtit dhe erërat. Ekspertët kinezë sugjerojnë që të ngrohni kompresa dhe t'i mbështillni hapësirat përreth veshkave dhe sipër tyre.

(Kosova Sot)