6 USHQIMET QË FUNKSIONOJNË SI LAKSATIVË NATYRALË

  • 17 August 2018 - 15:04
6 USHQIMET QË FUNKSIONOJNË SI LAKSATIVË NATYRALË
FARAT E LIRIT

 Farat e lirit janë laksativ natyral shumë i dobishëm. Në bazë të studimit të vitit 2015, të publikuar në "Journal of Ethnopharmacology", përbërësit në farat e lirit ndikojnë në aktivizimin e laksativëve. Për më tepër, farat e lirit posedojnë shumë fibra dhe aminoacide omega 3. Që sigurojnë një sistem të shëndetshëm digjestiv. Përzieni 1-2 lugë fara të lirit në jogurt apo me drithërat në mëngjes.

KUMBULLAT E THARA Kumbullat e thara, po ashtu, ndikojnë në mënyrë të mahnitshme si laksativë natyralë. Një studim i vitit 2011, i publikuar në "Aliment Pharmacol & Therapeutics", ka zbuluar se konsumimi i rregullt i kumbullave të thara përmirëson punën e zorrëve dhe ndikon në zbutjen e jashtëqitjes. Po ashtu, mund ta përdorni edhe lëngun e kumbullave për trajtimin e kapsllëkut. Hani 6-7 kumbulla në ditë.

ALOE VERA Xheli nga bima aloe vera ka përbërës të fortë që veprojnë si një laksativ. Lëngu që gjendet brenda bimës ndihmon tretjen dhe e përmirëson punën e zorrëve. Për më tepër, xheli nga aloe vera përmban më shumë se 75 nutriente, përfshirë minerale, vitamina, aminoacide, fitonutriente, enzima dhe, natyrisht ujë, e të gjitha këto ndihmojnë në trajtimin e kapsllëkut. Shtoni 2 lugë xhel të bimës aloe vera në një gotë ujë apo një lëng dhe i përzieni. Ta konsumoni në stomak të zbrazët për çdo mëngjes.

PAPAJA Papaja e po ashtu edhe lëngu i saj kanë përbërës të fuqishëm laksativi. Kjo është i pasur me enzima që ndihmojnë në përmirësimin e punës së traktit digjestiv dhe në zorrë. Në fakt, është shumë e dobishme që të konsumoni papajën pasi që keni konsumuar ushqime të pasura me proteina, pasi që ndihmon tretjen. Plus, është e pasur edhe me vitamina A, C dhe E. Hani ½ e papajës çdo mëngjes.

MOLLËT Si lëngu, po ashtu edhe fruta e mollës janë laksativë natyralë dhe ndihmojnë në reduktimin e kohës që e kaloni në banjë për çdo mëngjes. Mollët janë të pasura me fibra që ndihmojnë tretjen, stimulojnë punën e zorrëve, si dhe e zbutin jashtëqitjen. Hani 1-2 mollë në ditë, në mënyrë që sistemi juaj i tretjes të punojë si duhet.

DARDHËT Dardhët janë burim i mirë natyral i sorbitolit, laksativ shumë i njohur natyral që funksionon duke tërhequr ujin në zorrë, duke e zbutur jashtëqitjen me këtë rast. Po ashtu janë burim i fibrave për të cilat trupi juaj ka nevojë për rregullimin e punës së zorrëve. Hani 1-2 dardhë organike në ditë, por sigurohuni t'i konsumoni me lëvoren e saj, pasi që ajo ka shumë përbërës të dobishëm. 

(Kosova Sot)