Vetitë shëruese të qumështit të dhisë

  • 18 August 2018 - 08:25
Vetitë shëruese të qumështit të dhisë
Qumështi i dhisë cilësohet si një ndër llojet më të shëndetshme të qumështit. Struktura e tij është shumë e ngjashme me atë të nënës. Përmban vitamina B1, B2, B6 dhe B12, si dhe e forcon sistemin nervor.

VETITË SHËRUESE Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium dhe fosfor, që janë të rëndësishëm për fortësinë e eshtrave, zink dhe selen, antioksidues të fuqishëm, të cilët forcojnë sistemin imun. Shkencëtarët spanjollë sugjerojnë se qumështi i dhisë sidomos është i dobishëm për personat që vuajnë nga anemia, që shkaktohet si pasojë e mungesës së hekurit në gjak. Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur. Ky qumësht është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe magnez dhe përmban shumë në krahasim me qumështin e lopës. Te fëmijët që e kanë konsumuar qumështin e dhisë, është vërejtur rritje dhe zhvillim më i shpejtë, masë më e madhe trupore, në krahasim me fëmijët e ushqyer me qumësht të lopës. 

(Kosova Sot)