Femrat duhet të flenë më shumë se meshkujt, zbuloni pse

  • 18 August 2018 - 08:56
Femrat duhet të flenë më shumë se meshkujt, zbuloni pse

Të gjithë e dimë se femrat dhe meshkujt kanë nevoja të ndryshme fizike. Të dyja gjinitë përgjigjen në mënyra të ndryshme ndaj një stimuli. Truri i femrave kërkon më shumë kohë të rikuperohet ndaj një aktiviteti të njëjtë me një mashkull. Ndërsa kur është zgjuar truri i femrave punon më shumë, kështu që femrat kanë më shumë nevojë për të pushuar.

Një studim ka zbuluar se femrat nga mosha 30-60 vjeçe flenë 6 orë e 45 minuta gjatë ditëve të javës. Hormonet ndryshojnë më shpesh tek femrat dhe prej kësaj trupi i femrave ka më shumë nevojë për të pushuar. Femrat kanë një orar shumë të ngjeshur, duke qenë se duhet të merren me punët e shtëpisë, të kujdesen me fëmijët dhe me shumë punë të tjera në të njëjtën kohë. Kështu që truri i tyre të çlodhet kërkon që femrat të flenë më shumë se meshkujt.

Gjithashtu femrat kur flenë më pak gjumë janë të predispozuara të shtojën më shumë në peshë. Kjo vjen prej faktit se çlirohet hormoni i stresit, i cili ndikon në shtimin e oreksit dhe të kilogramëve në të njëjtën kohë. Arsyet se pse femrat duhet të flenë më shumë se meshkujt janë të shumta, megjithatë atyre u duhen vetëm 20 minuta më shumë gjumë se gjinia tjetër. Mjaftojnë vetëm 20 minuta që një femër të ndihet e lumtur dhe të jetë më e shëndetshme. 

(Kosova Sot)