Nëse bëni këto veprime, do keni gjumin e përsosur çdo natë

  • 18 August 2018 - 12:33
Nëse bëni këto veprime, do keni gjumin e përsosur çdo natë

Gjumi është një ndër veprimet më të rëndësishme për jetën e njeriut, por shpesh herë nuk arrijmë të flemë sa duhet pasi në darkë nuk na flihet.

Për të shmangur një gjë të tillë dhe për të bërë një gjumë të plotë, duhet të bëjmë disa hapa, të cilat janë:

1-Bëni një listë të gjërave që keni bërë sot ose duhet të bëni nesër. Studiuesit thonë akti i shkrimit të shqetësimeve në një letër mund të ndihmojë në qetësinë e trurit.

2-Ngrihuni nga krevati. Nëse qëndroni në këmbë derisa të jeni mjaftueshëm të lodhur mund t'ju ndihmojë që të flini më shpejt.

3-Lexoni një libër që nuk ju tërheq shumë. Nëse nuk arrini të ndaloni mendimet në trurin tuaj, merrni një libër që të largoni vëmendjen për tu fokusuar në dicka normale. Do ju lodhë sytë dhe do flini shumë shpejt.

4-Dëgjoni muzikë. Kur nuk doni të ndizni dritën dhe të mos lodhni sytë, mjaftojnë një palë kufje për të larguar cdo mendim që keni në kokë.

5-Fokusoni në frymëmarrjen tuaj. Nëse jeni në ankth, mjafton të merrni frymë ngadalë pasi do ngadalësohen rrahjet e zemrës dhe do jeni më të lirë për të fjetur.

6-Nëse të gjitha këto nuk bëjnë punë, provoni meditimin. Ideja e fokusimit të mendimeve tuaja në dicka tjetër do ju clirojë.

7-Hani dicka që ka karbohidrate. Kokoshkat do ishin perfekte. Pas tyre vjen ose një film i bukur, ose një gjumë i rehatshëm.

(Kosova Sot)