Kuptojeni si mund ta forconi imunitetin

  • 19 August 2018 - 09:32
Kuptojeni si mund ta forconi imunitetin

Në organizëm nuk duhet konsumuar shumë çaj ose pemë, e sidomos jo shumë tableta. Në ditët kur shpesh ftohemi, duhet menduar se si ta shndërrojmë ushqimin në aleatin tonë, t'i luftojmë viruset që janë të gatshëm ta sulmojnë trupin tonë për çdo moment

XHENXHEFILI

E dimë të gjithë, ndoshta e teprojmë pak, por, pos aromës me të cilën e freskon ushqimin, xhenxhefili është ilaç për problemet e tretjes, të vjellat dhe ndihmon te simptomat e gripit dhe ftohjes. I freskët përdoret në përgatitjen e çajit, e atë pluhur e hidhni mbi gjellën tuaj të preferuar.

KURKUMA

Erëza me ngjyrë të artë-të verdhë, sidomos vlerësohet në kuzhinën indiane. Është shumë i suksesshëm në luftën kundër infeksioneve. Kurkumina është antioksidues që erëzës i jep substanca të forta kundër infeksioneve. KANELLA Çfarë të themi më shumë për të? Kjo erëz ka një traditë të gjatë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Mund ta shtoni në ëmbëlsira, në pemë të freskëta, në drithëra për kafjall, kafe ose çaj.

FARAT E KOPRËS

Sa të vogla janë, aq të fuqishme janë. Kanë aromë të këndshme, përmbajnë magnez, hekur, kalcium, kalium dhe minerale të tjera. Janë të pasura me antioksidues, e mund t'i kombinoni me perime ose djathë. 

 

(Kosova Sot)