Pasi të numëroni paratë, pastroni duart: Janë burim infeksioni

  • 20 August 2018 - 10:13
Pasi të numëroni paratë, pastroni duart: Janë burim infeksioni
Gjatë gjithë ditës prekim para me duart tona, por jo gjithmonë i pastrojmë duart pasi kemi paguar apo i kemi numëruar.
Paratë janë një burim shumë i madh infeksionesh për shkak se qarkullojnë gjatë gjithë kohës, preken nga shumë duar apo edhe qëndrojnë në kasaforta apo kasa me mikrobe.
Tregoni kujdes, mos u ushqeni apo mos prekni fytyrën pasi keni mbajtur para nëpër duar. Tregoni kujdes dhe pastrojini ato vazhdimisht.

(Kosova Sot)