Disa njerëz janë të lindur për të ngrënë më shumë sheqer

  • 20 August 2018 - 21:49
Disa njerëz janë të lindur për të ngrënë më shumë sheqer

Ka shumë njerëz që e mbushin gotën e çajit me sheqer dhe që mendojnë se deserti është pjesa më e mirë e ushqimit. Tani shkencëtarët kanë konstatuar se për këtë, fajin mund ta kenë gjenet e këtyre njerëzve. Tani mendohet se këta njerëz kanë lindur me një ndjenjë më të dobët për shijen e ëmbël, gjë që d.m.th. se duhet që të konsumojnë një sasi më të madhe të sheqerit, për ta përjetuar ëmbëlsinë e njëjtë me ne të tjerët. Janë zbuluar disa gjene që mund ta luajnë një rol në këtë mes. "Konsumimi i sasive të tepërta të sheqerit shpesh konsiderohet dobësi personale. Por, studimi ynë tregon se kjo varet edhe nga gjenet që i kemi secili prej nesh", thotë autori i studimit, Dr. Danielle Reed, nga Qendra shqisore "Monell Chemical". Ashtu sikur që ka njerëz të lindur me shqisë të dëmtuar të të dëgjuarit, ka njerëz me shqisë të dëmtuar për shijen e ëmbël, të cilët duhet ta rrisin nivelin e sheqerit të konsumuar, për ta përjetuar kënaqësinë e të së ëmblës", thotë ai. 

 

(Kosova Sot)