Për pak vjen sezoni i tyre, ja ushqimet në të cilat mund të përdorni arrat

  • 21 August 2018 - 11:40
Për pak vjen sezoni i tyre, ja ushqimet në të cilat mund të përdorni arrat

Arra konsiderohet si një nga frutat më të vjetër dhe si e tillë ka arritur të përshtatet në shumë mjedise. Vlerat ushqyese të saj janë studiuar prej vitesh dhe shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ky frut është më i nevojshmi për zemrën dhe trurin.

Edhe pak javë dhe arra fillon të pjekë frutin e saj, prandaj ne po ju tregojmë disa mënyra se ku mund ta përdorni atë në ushqime.

Në sallata ku përbërja kryesore janë gjethet jeshile.
Grini disa kokrra arre në një tavë me peshk dhe kështu do t’i jepni më shumë shije pjatës suaj.
Në darkë një pjatë kos dhe arra sipër konsiderohet si një vakt i plotë.
Në ëmbëlsira të ndryshme, sidomos nëse bëni reçel në shtëpitë tuaj.

5 Gjithashtu një përdorim të veçantë ajo zë edhe në brumëra të ndryshëm.

(Kosova Sot)