MËLMESAT KRYESORE PËR FORCIMIN E IMUNITETIT

  • 21 August 2018 - 12:36
MËLMESAT KRYESORE PËR FORCIMIN E IMUNITETIT
XHENXHEFILI Ndoshta jemi bërë të mërzitshëm duke ua preferuar këtë mëlmesë, por, përkundër aromës së këndshme, me të cilën i bën gjellët më të shijshme, xhenxhefili është edhe ilaç kundër problemeve në tretje, kundër nauzesë dhe ndihmon në largimin e simptomave të ftohjes dhe gripit. Si i freskët mund të përdoret për përgatitjen e çajit, e pluhurin mund ta përdorni duke e qitur mbi ushqimet tuaja të preferuara.

KURKUMINA Mëlmesa me ngjyrë të verdhë-të artë është shumë e çmuar në kuzhinën indiane. Ajo lufton me sukses shumë infeksione, meqë është antioksidues dhe, si rrjedhim, ka veti të fuqishme antiinflamatore. Kurkuminën mund ta përdorni në gjellët nga orizi dhe në salcat me perime.

KANELLA Çka mund të themi tjetër rreth kanellës? Kjo mëlmesë ka një histori të gjatë për mjekimin e sëmundjeve të caktuara. Mund ta shtoni në ëmbëlsira, në pemët e freskëta, në drithëra për kafjall, në kafe apo çaj.

GLIKANXOJA Përpos që ka një pamje të bukur dhe atraktive, glikanxo ka edhe një shije të veçantë dhe veti të jashtëzakonshme antivirale. Glikanxon mund ta shtoni në çaj, apo në gjellët nga orizi.

FARAT E KOPRIT Sa janë të vogla, aq janë edhe të fuqishme. Kanë aromë të këndshme dhe përmbajnë magnez, hekur, kalcium dhe minerale të tjera. Përpos kësaj, farat e koprit janë të pasura edhe me antioksidues dhe me përbërës antiinflamatorë. Meqë ka shije tepër të fortë, nuk preferohet përdorimi në sasi të mëdha. Mund t'i kombinoni me perime dhe me djathë. 

(Kosova Sot)