JA SI E LUFTON ASPIRINA KANCERIN!

  • 21 August 2018 - 17:31
JA SI E LUFTON ASPIRINA KANCERIN!

Aspirina mund të ndihmojë në luftimin e kancerit, i kombinuar me imunoterapi, thotë një studim i ri. Ky ilaç që e lufton dhembjen suprimon një molekulë, e cila ua mundëson tumoreve që t'i thyejnë mbrojtjet e sistemit imunitar. Analizat laboratorike tregojnë se qelizat e kancerit të lëkurës, gjinjve dhe zorrës shpesh krijojnë sasi të mëdha të kësaj molekule, të quajtur prostaglandinë E2 (PGE2). Por, studimi i ri tregoi se Aspirina dhe anëtarët e tjerë të familjes së ilaçeve 'inhibitorët Cox', bllokojnë prodhimin e kësaj molekule, kështu që tumoret nuk kanë se ku të fshehen. Te minjtë laboratorikë është parë se kombinimi i aspirinës me imunoterapi ngadalëson rritjen e kancerit të lëkurës dhe zorrëve. Professor Caetano Reis e Sousa, i cili e udhëhoqi këtë studim, thotë se kjo do të ketë rëndësi të madhe në të ardhmen, për luftimin e sëmundjeve malinje. 

 

(Kosova Sot)