Me bimë kundër parodontozës

  • 21 August 2018 - 17:32
Me bimë kundër parodontozës

Parodontoza është sëmundje e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, që ka natyrë degjenerative. Nëse edhe ju keni ndjeshmëri të shtuar të mishit të dhëmbëve, ndonjëherë edhe dhembje, si dhe nëse ju "zbulohen" rrënjët e dhëmbëve, atëherë d.m.th. se vuani nga parodontoza. Ja disa mënyra sesi me anë të bimëve, mund ta trajtoni këtë sëmundje të mërzitshme, e cila zgjat shumë.

RECETA PËR FORCIMIN E DHËMBËVE

Të përzihen 30 gramë të rrënjës së thatë të kallamit (Acorus Calamus) me gjysmë litre vodkë në një enë, e në enën tjetër, në të njëjtën kohë, të përgatitet preparati nga 30 gramë propolis dhe gjysmë litri vodkë. Që të dy këto përzierje duhet që të qëndrojnë të paktën dy javë, pas së cilës periudhë duhet që të filtrohen nëpër një garzë të dyfishtë sterile. Me këtë përzierje shpëlahet goja, duke u përkujdesur që të përfshihet pjesa e prekur nga parodontoza.

E THARTA DHE E ËMBLA

Ju këshillojmë që, sa më shpesh, të pini lëng të limonit, lajmesë, apo portokallit, por mos e mbani lëngun në gojë, meqë thartira nuk ka ndikim të mirë në mbështjellësin dhëmbëve. Lëngun mund ta pini edhe me kashtë, por mos e teproni nëse keni problem me thartirë të shtuar të lukthit. Limoni ndalon gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve dhe i forcon dhëmbët. 

DUSHI I HAPËSIRËS SË GOJËS

Përdoreni dushin për gojë, me qëllim të largimit të mbetjeve të ushqimit, më pas rriteni shtypjen e ujit, duke bërë masazh të mishit të dhëmbëve. Është mirë që gojën ta shpëlani me vaj të drurit të çajit. Në një gotë uji të ngrohtë qitni 2 - 4 pika vaji të drurit të çajit dhe disa herë në ditë shpëlajeni gojën me këtë tretësirë. 

PËRZIERJA E ALOE VERËS ME MANAFERRË

Një lugë supe të gjetheve të imtësuara të aloe verës, nga 2 lugë gjethesh të manaferrës dhe kantarionit të përzihen me tri filxhanë ujë të valë (rreth 700 gramë) dhe të lihen që të qëndrojnë të mbuluara për dhjetë minuta. Sapo të ftohet çaji, të shpëlahet goja dhe mishi i dhëmbëve.

EKSTRAKTI I PROPOLISIT ME VAJ PJESHKE

1 lugë gjelle të ekstraktit 10% të propolisit, të përzihet me 2 lugë gjelle të vajit të pjeshkës, bajameve, apo ullirit. Të përdoret te angina, si dhe për lyerjen e mukozës së gojës dhe mishit të sëmurë të dhëmbëve. 

GJILPËRAT E PISHËS DHE KAÇA

Të imtësohen 5 lugë gjelle gjilpëra të pishës, 2 lugë gjelle të kaçës, 1 lugë gjelle qepë dhe 2 lugë kopër. Pasi që të imtësohen të gjithë këta përbërës, të qitet gjysmë litri ujë, të zihen 5 minuta, të kullohet dhe të shtohen 1-2 lugë uthull molle. Këtë lëng të fituar duhet pirë si çaj gjatë ditës. 

 

(Kosova Sot)