Konsumoni këto ushqime dhe harroni dietat

  • 28 August 2015 - 08:16
Konsumoni këto ushqime dhe harroni dietat

Përmes një ushqimi të caktuar, humbja në peshë është më e lehtë dhe më efikase. Pos se ju dhuron ndjenjën e të qenit të ngopur, ushqime të caktuara përshpejtojnë metabolizmin, ulin dëshirën për ushqime të yndyrshme dhe të ëmbla, por parandalojnë edhe prej fryrjet në stomak, transmeton Kosova Sot Online.

Hudhra

Hudhra jo vetëm se ushqimit i dhuron shije dhe aromë të veçantë, por do të dhurojë kontributin e vet edhe për një stomak të rrafshët. Në fakt, hudhra posedon substancën alicinë, materie ushqyese kjo që luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mëlçisë. Pos kësaj, vret bakteret e dëmshme në sistemin tretës dhe parandalon fryrjen, duke i mbajtur zorrët të shëndetshme. I shkëlqyeshëm është fakti se hudhra mund të përzihet me secilën gjellë.

Fasulja

Kur keni nevojë për karbohidrate lirisht mund t’i kërkoni në bishtajore. Zgjedhje ideale është fasulja, e cila pos tyre është e pasur me proteina dhe me fibra. Edhe proteinat dhe fibrat dhurojnë kontributin tyre në ruajtjen e peshës dhe ofrojnë ndjenjën e të qenit të ngopur për një periudhë të gjatë kohore. Rezultatet dhe hulumtimit e publikuara në “Obesity” tregojnë se si ekstraktet nga fasulja e bardhë absorbojnë kaloritë nga karbohidratet dhe pakësojnë dëshirën për ëmbëlsirat.

Specat pikantë

Lajm i mirë për të gjithë ata që hanë ushqimin pikant. Specat pikantë janë të pasur me antioksiduesin kapsaicinë, i cili është i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e metabolizmit. Disa studime kanë vërtetuar se njerëzit që konsumojnë ushqime të erëzuara me këtë artikull ushqimor, më pak e ndjejnë urinë dhe djegin më shumë kalori. Pos kësaj, më pak kanë dëshirë për yndyrë dhe ëmbëlsira.

Patatja e bardhë

Kush ende beson se të gjitha ushqimet e bardha janë të dëmshme? Patatja e bardhë, sipas disa ekspertëve dhe nutricistëve, është ushqimi që humbni në peshë. Në fakt, është e pasur me niseshtenë rezistente, e cila fermentohet në lukth dhe krijon acidet yndyrore, që më pas është më e lehtë për t’i shkrirë dhe djegur kaloritë.

Jogurti

Jogurti është shumë më tepër se sa një pije e mëngjesit me pak kalori. Kalciumi në jogurt në fakt ndihmon në uljen e kalcitriolit në trup dhe me këtë ndihmon në shkrirjen më të shpejtë të yndyrave në trup. Po ashtu, probiotikët nga jogurti ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit të baktereve të mira në zorrë. Ky prodhim i qumështit mund të konsumohet edhe prej atyre, që janë të ndjeshëm ndaj laktozës, përmban proteina, vitamina B, kalcium, kalium, magnez. (Kosova Sot)