Dieta me lakër - dobësim i shëndetshëm

  • 12 September 2018 - 21:49
Dieta me lakër - dobësim i shëndetshëm

Dieta me lakër bazohet në gjellën nga lakra, të cilën mund ta konsumoni në sasi të pakufizuar sa herë që ndjeni urinë. Në gjellë, pos lakrës, ka edhe shumë perime me pak kalori që shpejt ju ngopin. Shkaku se përmbajnë sasi të madhe me fibra, procesi i humbjes në peshë është i shpejtë.

SI TA PËRGATITNI GJELLËN NGA LAKRA PËR KËTË DIETË

Ju nevojitet një kokë lakër, pesë kokë qepë, dy speca, një rrënjë e vogël selino me gjethe, dy domate, një kubëz supë pule, kripë dhe një litër ujë. Perimet i preni imët, i vendosni në enë, erëzoni, shtoni ujin, i mbuloni dhe zieni për 45 minuta. Në fund të zierjes, nëse shija nuk ju pëlqen, mund të shtoni kripë apo erëza të thata bimore apo pak speca pikant.

DITA E PARË: Sasi të pakufizuar gjellë me lakër. Të gjitha llojet e pemëve pos bananes, çaj pa sheqer, lëngje të shtrydhura dhe ujë.

DITA E DYTË: Sasi të pakufizuar të gjellës me lakër. Perime të freskëta ose të ziera, gjithçka pos bishtajave, bizele dhe misër. Për darkë hani një patate të madhe të pjekur me gjalpë, pemën ndalohen.

DITA E TRETË: Sasi të pakufizuar të gjellës me lakër. Të gjitha pemët dhe perimet, qofshin të ziera apo të freskëta.

DITA E KATËRT: Sasi të pakufizuar të gjellës me lakër. Tri banane dhe sasi të pakufizuar të qumështit pa yndyrë ose jogurt.

DITA E PESTË: Sasi të pakufizuar të gjellës me lakër. Domate, më së shumti gjashtë copë, gjatë ditës pini së paku tetë gota ujë në mënyrë që organizmi të heq qafe helmet dhe acidet urinare.

DITA E GJASHTË: Sasi të pakufizuar të gjellës me lakër. Gjysmë kilogrami mish gjedhi të zier ose të pjekur, mish pule pa lëkurë ose mish peshku dhe sasi të pakufizuar të perimeve me gjethe të gjelbër.

DITA E SHTATË: Sasi të pakufizuar të gjellës me lakër. Oriz integral dhe perime, lëngje të pemëve pa sheqer, ujë. Nëse këtë dietë e aplikoni ashtu si duhet, për një javë mund të humbni në peshë deri pesë kilogramë. 

 

(Kosova Sot)