Zamrat, të cilat djegin yndyrat

  • 30 August 2015 - 23:01
Zamrat, të cilat djegin yndyrat

Zamrat janë shujtat e vogla, që hahen midis tri shujtave kryesore. Disa nga to mund të ndihmojnë në largimin e kileve të tepërta

Djathë i freskët i deles me avokado

Ky është edhe një kombinim tjetër i pemëve me produkte të qumështit. Për këtë zamër mund të përcaktoheni kur doni të hani diçka të shijshme, të pasur dhe kremoze. Hajeni një gjysmë avokadoje dhe 30 g djathi të freskët të deles.

Kjo zamër organizmit do t’ia sigurojë 9 g proteina dhe 7 g fibra, me vetëm 200 kalori.

Image

Mish tuna nga konserva dhe keksë nga drithërat integrale

Nëse nuk doni që në çdo zamër t’i përfshini produktet e qumështit, apo nuk e toleroni laktozën, atëherë përcaktohuni për konservë me mish tuni dhe për 6 keksë nga drithërat integrale. Peshku tuna është i pasur me thartira yndyrore omega 3.

Kjo zamër trupit do t’ia sigurojë 20 gramë proteina dhe 3 gramë fibra, duke përmbajtur vetëm 200 kalori.

Image

Bishtaja të ziera

Një pjatë bishtajash të ziera, pa mish, kripë, apo vaj, është një shembull i përkryer për zamër. Nuk ka rëndësi a janë bishtajat të freskëta, apo të ngrira, meqë ato përmbajnë thuajse përbërësit e njëjtë ushqimorë.

Kjo zamër siguron 17 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, me vetëm 189 kalori.

Image

Mish pule me bukë integrale

Nuk ka arsye pse të mos kënaqeni me një sandviç të vogël për zamër. Me rëndësi është që ai të jetë i ekuilibruar. Këtë do ta arrini nëse sandviçin e përgatisni nga gjoksi i pulës, me një rriskë të bukës integrale, ku mund të shtoni edhe pak perime të freskëta.

Kjo zamër ia sjell organizmit 20 gramë proteina dhe 3 gramë fibra, e përmban vetëm 200 kalori.

Image

Vezë të ziera dhe shparguj

Vezët janë të mrekullueshme për zamër, sidomos nëse janë të ziera. Nëse keni vendosur që për zamër të hani vezë, atëherë hajeni vetëm një. Zieni rreth 15 shparguj të vegjël në ujë të valë, me krip, apo shtoni në ujin ku zihet veza.

Kjo zamër do t’i sigurojë organizmit 11 g proteina dhe 5 g fibra, me vetëm 126 kalori.

Image

Çaj i gjelbër me mendër

Me gjasë çajin nuk e konsideroni zamër, por do të duhej. Shtoni pak mendër dhe akull, në mënyrë që çaji të jetë freskues. Sa i përket çajit të gjelbër, nëse e pini pa i shtuar sheqer, atë mund ta pini në sasi të pakufizuar, pos nëse jeni të ndjeshëm në kafeinë.

Çaji apo uji janë përzgjedhje e përkryer midis dy ushqimeve. Ato e nxisin punën e sistemit të organeve të tretjes, e në të njëjtën kohë edhe ju ngopin.

Image

(Kosova Sot)