Pse për humbje të peshës ditën duhet ta filloni me pjepër?

  • 31 August 2015 - 07:58
Pse për humbje të peshës ditën duhet ta filloni me pjepër?

Sezonin e pjeprit gjithsesi se duhet shfrytëzuar dhe ta përdorni si ritual të mëngjesit. Me rëndësi është që pjepri të jetë i pjekur, në mënyrë që të jetë i butë dhe i lëngshëm, në vend se të jetë i fortë dhe i thatë, transmeton Kosva Sot Online.

Përmban shumë kalori

Një pjepër i madhësisë mesatare përmban 275 kalori. Në bazë të kësaj, pa frikë, në mëngjes mund t’i hani dy të tillë. Në krahasim me shalqirin, pjepri përmban diç më shumë kalori. Nëse do të hani pjeprin, vlera e kalorive do të jetë sikurse keni ngrënë dy vezë të fërguara dhe dy rriska bukë të thekur. Por, pjepri ju fron 3 gramë më tepër fibra dhe 10 gramë më pak yndyrë.

Ka vlera ushqyese

Me ato 275 kalori do të plotësoni rreth 34 për qind të nevojave ditore me aminoacide. Pjepri përmban edhe proteina, rreth 7 gramë, që është baras me një vezë, por pjepri është në përparësi pasi që nuk përmban kolesterol. Po ashtu do të konsumoni dyfish më shumë dozën e nevojshme me vitamina A. Do ta plotësoni nevojën ditore për vitamina C. Është burim i shkëlqyeshëm i bakrit, magnezit, kaliumit, vitamina K, zink dhe vitamina B.

Ju mban të ngopur

Një pjepër përmban rreth 7.3 gramë fibra, që është ¼ e dozës së nevojshme ditore.  Por, fibrat nuk janë të vetmet që ju ngopin. Trupi i njeriut është i ndërtuar në atë mënyrë që kërkon ushqim derisa nuk kënaq nevojat trupore për substancat bazë ushqyese. Këtë shumë lehtë do ta arrini duke konsumuar pjeprin. Kur hani ushqime si pjepri, trupi merr shenja se ka marrë krejt atë që ka nevojë dhe përfundimisht ndihet i ngopur.

Përshpejton punën e tretjes

Pjepri tretet brenda 15 deri 30 minuta. Në mënyrë që ta parandaloni kapsllëkun, pjeprin konsumoni në lukth të zbrazët. Zgjedhje e mirë për t’u kombinuar janë edhe frutat me lëvore të fortë, të cilave u nevojitet orë për t’u tretur. Ndoshta mendoni se pjepri ju shkakton fryrje dhe gazra në stomak, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse e keni kombinuar me ushqimet e gabuara. Provoni të hani pjeprin në lukth të zbrazët, në mënyrë që të bindeni nëse i pëlqen sistemit tuaj tretës apo jo. 

(Kosova Sot)