Dieta revolucionare e DR. MICHAEL MOSLEY, që shëron diabetin e tipit 2 dhe mundëson humbjen në peshë - Shëndetësia - Kosova Sot
Dieta revolucionare e DR. MICHAEL MOSLEY, që shëron diabetin e tipit 2 dhe mundëson humbjen në peshë

Dieta revolucionare e DR. MICHAEL MOSLEY, që shëron diabetin e tipit 2 dhe mundëson humbjen në peshë

S ipas informatave nga "Daily Mail" të prezantuara dje, "NHS" njerëzve me diabet të tipit 2 do t'u ofrojë një dietë të lëngshme prej vetëm 800 kalorive në ditë si pjesë e planit radikal për ta mposhtur sëmundjen. Por, ka edhe një mënyrë tjetër: është dieta e Dr. Michael Mosley nga libri "8-Week Blood Sugar Diet". 'Gjashtë vjet më parë kam zbuluar se isha person që vuaja nga diabeti, tipi 2. Kjo ishte tmerruese, sepse edhe i ati im kishte vdekur nga diabeti. Kështu kam vendosur të gjej diçka për ta mposhtur sëmundjen pa ilaçe", thotë mjeku. "Për fat, besoj se kam zbuluar një përgjigje për tipin 2 - librin tim bestseeling "Blood Sugar Diet", që ju tregon si të ushqeheni për ta mposhtur diabetin. Që kur e kam shkruar, dhjetëra mijëra njerëz për dy vjet e kanë mposhtur sëmundjen dhe kanë humbur edhe në peshë", thotë mjeku.

SI FUNKSIONON? Baza e "Blood Sugar Diet" është që të konsumoni ushqime që përmbajnë pak karbohidrate me niseshte, por të ushqeheni me ushqime që luftojnë sëmundjen plot me vitamina dhe vaj ulliri, peshk, arra, pemë dhe perime, si dhe jogurt plot me yndyrë dhe vezë. Ja disa nga shembujt si duhet të ushqeheni për ta mposhtur sëmundjen: • Hiqni dorë nga sheqeri, pijet dhe ëmbëlsirat.

• Minimizoni ose shmangni 'ushqimet e bardha' me niseshte, kjo do të thotë bukën, pastat, patatet, orizin.

• Zëvendësoni niseshtenë. Në vend të pastës ose orizit , provoni kuinoa, bollgur, thekër, elb, oriz të egër dhe hikërror.

• Bishtajat si lentet dhe fasulet si veshka, janë të shëndetshme dhe ngopin.

• Shmangni drithërat dhe flluskat në mëngjes, sepse zakonisht janë plot me sheqer.

• Jogurti plot me yndyrë është i shëndetshëm. Për shije shtoni boronica apo arra.

• Ditën fillojeni me vezë. Mund të jenë të ziera, të pjekura apo në omëletë, ju mbajnë ngopur për kohë të gjatë se sa drithërat apo buka e thekur.

• Zamrat ose arrat. Ato janë burim i hatashëm për proteina dhe fibra. Tentoni të shmangi arrat me kripë apo të ëmbëltuara.

• Hani sa më shumë yndyra të shëndetshme dhe vajra. Bashkë me peshkun e yndyrshëm (salmon, ton, harengë), konsumoni më shumë vaj ulliri. Për zierje përdorni vajin e kokosit ose të ullirit.

• Shmangni margarinën, në vend të saj përdorni gjalpë. Djathi në sasi të vogla lejohet.

• Zgjidhni proteina cilësore - peshk të ndryshëm, mish pule, gjeldeti, mish gjedhi dhe vezë. Ushqimet e tjera të pasura me proteina janë soja.

• Hani perime të ndryshme. Konsumoni limon, gjalpë ose vaj ulliri, kripë, hudhër.

• Shmangni pemët e ëmbla. Boronicat, mollët ose dardhët janë në rregull, por mangot, ananasin, shalqirin dhe bananet shmangni, sepse janë plot me sheqer.

 

(Kosova Sot)

 

2 orë e 15 minuta më parë
18/11/18