Disa fakte interesante rreth gjumit që nuk i keni ditur më parë

  • 17 September 2018 - 11:20
Disa fakte interesante rreth gjumit që nuk i keni ditur më parë

Gjumi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës dhe shumë shkenctarë kanë shpenzuar kohë të madhe duke e studiuar këtë proces jetësore.

Këto janë disa fakte  rreth gjumit që nuk i kemi ditur më herët:

1.12% të njerëzve ëndërrojnë vetëm në ngjyra bardhë e zi.

2. Një mace shpenzon dy të tretën e jetës së saj në gjumë.

3. Një gjirafe i nevojitet vetëm 1.9 orë gjumë në ditë.

4. Njerëzit shpenzojnë një të tretën e jetës së tyre në gjumë.

5. Rekordi për periudhën më të gjatë pa gjumë është 11 ditë.

6. Njerëzit e shurdhër e përdorin gjuhën e shenjave edhe në gjumë.

7. Dysania është gjendja kur një person e ka të vështirë të ngrihet nga krevati në mëngjes.

8.Parasomnia është një term që u referohet lëvizjeve jo të natyrshme gjatë gjumit.

9.Mendohet se rreth 15% të popullsisë ecin në gjumë.

10. 1 në 4 çifte të martara flenë në krevate të ndara.

11. Mungesa e gjumit ju vret më shpejtë se sa mungesa e ushqimit.

12. 5 minuta pasi të zgjoheni ju harroni 50% të ëndrrave.

13. Ekspertët kanë zbuluar një lidhje mes pozicionit të preferuar të gjumit të njerëzve dhe personalitetit të tyre.

14. Personat që fitojnë më shumë para, flenë më mirë.

(Kosova Sot)