A mund ta kontrolloni dhimbjen pa tableta: Nga vaji i livandës kundër migrenës e deri te vaji i kanabisit, mjekët ofrojnë alternativat e shëndetshme

  • 17 September 2018 - 14:27
A mund ta kontrolloni dhimbjen pa tableta: Nga vaji i livandës kundër migrenës e deri te vaji i kanabisit, mjekët ofrojnë alternativat e shëndetshme
Tabletat kundër dhimbjes si 'Ibuprofeni' dhe 'Aspirina' me vite janë ndërlidhur me problemet me zemër, irritimin e stomakut, ulcerat dhe urthin. Frikë ka edhe nga 'Paracetamoli', të cilin mjekët e ndërlidhin me problemet me zemër, mëlçinë dhe veshkat. Por, ka alternativa për të zgjidhur problemin. Dr. Sarah Brewer, drejtoreshë te "Healthspan", ofron opsionet më të mira kundër dhimbjes së kokës, dhimbjes në nyja. Gjatë ciklit menstrual dhe dhimbjeve në shpinë 
 
Image

DHIMBJET E KOKËS, MIGRENA
Migrena është gjendje komplekse dhe aspak e këndshme që mund të përmirësohet duke përdorur qasje natyrale në ushqim dhe në mënyrën e jetesës. Inhalimi me vaj esencial të livandës e lehtëson në masë të madhe gjendjen e migrenës dhe qetëson dhimbjen te disa njerëz, sipas studimit të publikuar në revistën "European Neurology" më 2012. Ata që kishin thithur vajin e livandës për 15 minuta ishin shëruar më shpejtë se sa ata që kanë përdorur 'Placebo'. Edhe mos konsumimi i rregullt i ushqimit shkakton ndryshime psikike që shkaktojnë lirimin e stresit. Kur hulumtuesit kishin analizuar më shumë se 1,000 ditarë të shkruar rreth ushqimit, kishin zbuluar se konsumimi i një zamrës pak kohë para gjumit ka reduktuar mundësinë për migrenë dhe dhimbje të kokës. 

Image

DHIMBJET NË SHPINË, QAFË, KRAHAROR
Kremra dhe xhel të ndryshëm kombinojnë përbërës të ndryshëm që lehtësojnë dhimbjet, derisa kombinimi i përbërësve bëhet për efekt më të madh. Përbërësi më efektiv në këtë drejtim është arnika,apo vaji i kanabisit "CBD". Nëse edhe ju jeni në kërkim për një krem efektiv që lehtëson nga dhimbjet apo xhel kundër dhimbjeve në shpinë, provoni "Pernaton Gel", që përmban ekstrakte mentoli dhe vajrat e tjera esenciale. Edhe bima nga Afrika e Jugut, e quajtur "Devil's Claw", është ilaç tradicional i përdorur për lehtësimin e dhimbjeve në shpinë. Përmban substanca unike që veprojnë ngjashëm si 'Aspirina', 'Paracetamoli' pa efekte të dëmshme anësore.  

 

Image

DHIMBJET GJATË CIKLIT MENSTRUAL
Gjatë ciklit menstrual, linja e mitrës prodhon hormonin - si kemikat (prostaglandins) që më pas tkurrë enët e gjakut për të reduktuar qarkullimin si duhet të gjakut. Dhimbjet shtesë të përcjella me ngërçet thuhet se shfaqen kur prodhohet më shumë "prostaglandins" sesa zakonisht, apo bëheni më të ndjeshme në efektin e tyre. Shpeshherë, krejt çfarë dëshironi të bëni në situata të tilla është të keni një shishe me ujë të ngrohtë dhe ta lidhni përreth shpinës. Mjekët e rekomandojnë një gjë të tillë, për ta lidhur rreth shpinës dhe abdomenit.  

 

Image

DHIMBJET NË NYJA
Shumë pacientë pohojnë se kremi "Celadrin" është shumë efektiv për lehtësim të shpejtë te nyjat me dhimbje. Duket se më së miri vepron kur e aplikoni rreth nyjës - për shembull nga përpara, anash dhe prapa gjurit. Një pacient kishte problem me gjurin dhe vuante nga artriti, ai kishte aplikuar kremin vetëm në njërin gju, derisa rezultatet ishin të mahnitshme në gjurin ku kishte aplikuar kremin. Një nga tregimet e shëndetshme për vitin 2018 është vaji "CBD", që me t madhe është studiuar dhe dëshmuar aftësia e madhe për lehtësimin e dhimbjeve dhe shumë përdorimeve tjera në mjekësi.

(Kosova Sot)