Përdoreni ilaçin më të vjetër popullor kundër kapsllëkut

  • 17 September 2018 - 19:05
Përdoreni ilaçin më të vjetër popullor kundër kapsllëkut

Nëse keni probleme me tretjen, hani kumbulla. Ekspertët pohojnë se me konsumimin e vetëm 50 gr kumbulla në ditë mund të zgjidhni problemin me kapsllëkun, nëse një sasi të tillë e hani për tre javë rresht. Nga kjo sasi do të ketë edhe veti të tjera të dobishme, sepse kumbullat janë të hatashme në parandalimin e kolesterolit të lartë, sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe të mëlçisë, eshtrave, lëkurës. Kumbullat në fakt janë një nga ilaçet më popullore dhe më të vjetra për rregullimin e tretjes. ky laksativ natyral, për dallim nga shumica e tyre nga barnatoret, nuk e shton rrezikun nga ngadalësimi i punëve të zorrëve si dhe e zbutin jashtëqitjen. Pasi përmbajnë pektinë, zbutin jashtëqitjen, e kjo ndikon pozitivisht edhe në shërimin e hemorroideve dhe sëmundjet e tjera të zorrëve, e me rregullimin e tretjes ulet edhe rreziku për t'u prekur nga kanceri në zorrë të trashë. Frutat e freskët të kumbullës, theksojnë ekspertët, përtërijnë edhe rigjallërojnë organizmin dhe ndihmojnë në parandalimin e rrudhave. Edhe pse duket e pabesueshme, kumbullat e freskëta sugjerohen edhe në shumë dieta. Janë të pasura me kalium, e falë kësaj "ngritin energjinë" dhe largojnë simptomat e lodhjes. 

 

(Kosova Sot)