Katër përbërësit natyralë që trajtojnë djegiet pa lënë asnjë shenjë në lëkurë

  • 18 September 2018 - 12:19
Katër përbërësit natyralë që trajtojnë djegiet pa lënë asnjë shenjë në lëkurë
Dhimbja e djegies është e njëjtë, cilido qoftë shkaku. Megjithatë në varësi të shkallës së djegies, ndryshon dhe trajtimi. Disa mënyra në kushte shtëpie, që do të lehtësojnë dhimbjet, do të parandalojnë infeksionin dhe do të shërojnë plagën pa lënë shenjë.
1. Aloe Vera
E mira është që xheli i aloe verës të përftohet direkt nga bima. Aplikojeni dy herë në ditë dhe brenda javës do të shikoni përmirësim. Nuk do të keni dhimbje dhe plaga do të përthahet pa lënë shenjë në lëkurë.
2. Vajrat esenciale
Disa vajra esenciale mund të përdoren për lehtësimin e djegies. Vaji esencial i livandos mund të aplikohet në zonën e prekur tri herë në ditë për të ndihmuar zbutjen e lëkurës së dëmtuar dhe për të përshpejtuar shërimin. Vaji i pemës së çajit mund të përdoret për parandaluar e rrezikun e infeksionit. Për lehtësimin e dhimbjeve, provoni vajin e mentes pasi ul inflamacionin
3. Vitamina E
Metodat natyrale për lehtësim të djegies përfshijnë dhe vitaminën E. Ajo vepron si një antioksidant i fuqishëm për të ndihmuar zbutjen e lëkurës së irrituar dhe riparimin e indeve të dëmtuara . Mund ta merrni si kapsulë nga goja ose të lyeni plagën me xhelin e vitaminës E.
4. Trupi ka nevojë për zink për të riparuar qelizat e dëmtuara. Merrni 30 mg zink dy herë në ditë si një ilaç natyral për djegie.

(Kosova Sot)