Humbni në peshë lehtë me këto lëngje shtëpiake

  • 18 September 2018 - 15:27
Humbni në peshë lehtë me këto lëngje shtëpiake
Këto lëngje të shijshme, të përgatitura në kuzhinën tuaj, do të jenë ndihmë e madhe për të arritur qëllimin tuaj për të humbur peshën e tepërt
 
Image

LËNGU ME PAPAJË DHE BANANE Përbërësit: 1 papajë të madhe, të copëtuar, 2 banane, 3 lugë mjaltë (75 g), 1 gotë ujë (250 ml), Akull. Përgatitja: Pastroni mirë përbërësit para se ta përgatitni lëngun. Të gjithë përbërësit i bartni në blender dhe i përzieni derisa kjo pije të marrë të njëjtën ngjyrë në të gjitha anët. 
 

Image

LËNGU FRESKUES I GJELBËR Përbërësit: 2 tranguj, 3 mollë të gjelbra, 2 selino, 1 gotë spinaq organik (30 g), 1/4 e gotës lëng limoni (50 ml). Përgatitja: Pasi të keni pastruar të gjithë përbërësit, i copëtoni dhe i bartni në blender. Përziejeni derisa të marrë të njëjtën ngjyrë dhe shtoni lëngun e limonit në fund. Keni fituar një pije që ndihmon të humbni në peshë.
 

Image

LËNGU QË SHKRIN DHJAMIN Përbërësit: 3 domate të kuqe të shtypura, 3 selino, 4 gota ujë (1 litër), 3 tranguj, Akull. Përgatitja: Së pari, hiqni farat nga domatet. Preni imët trangujt dhe selinon, sa më imët më mirë. Përbërësit i vendosni në blender dhe përzieni derisa pija të ketë të njëjtën ngjyrë
 

Image

LËNGU ME SPINAQ, SELINO DHE PAPAJË Përbërësit: 1 gotë spinaq, 1/2 e papajës, 4 selino, 2 banane, 4 kumbulla, 1 lugë fara të lirit (5 g), 1 gotë ujë (200 ml). Përgatitja: Pastroni mirë të gjithë përbërësit dhe i copëtoni në pjesë të vogla. I bartni në blender, bashkë me gotën me ujë për të pasur një lëng më të hollë.
 

Image

LËNGU ME PORTOKALL, SELINO, MENTË DHE SHPARGUJ Përbërësit: 1 grusht gjethe të mentës, 3 selino, 1 gotë lëng natyral portokalli (250 ml), 1 gotë gjethe shpargujsh (30 g). Përgatitja: Filloni duke vendosur të gjithë përbërësit në blender. Nëse lëngu është i trashë, pasi ta keni përzier, mund t'i shtoni pak ujë. Mos harroni t'ia shtoni pak akull.

(Kosova Sot)