Shkencëtarët theksojnë se kanë gjetur ilaçin kundër akneve

  • 19 September 2018 - 08:40
Shkencëtarët theksojnë se kanë gjetur ilaçin kundër akneve
Hulumtimet e fundit në Universitetin në Kaliforni kanë treguar se akneve mund t'ju vijë fundi. Përmes eksperimenteve të bëra në minjtë laboratorikë kanë konstatuar se me ndihmën e antitrupave specifike mund të pakësohet prania e proteinës toksike të quajtur 'CAMP', që nxit proceset inflamatore dhe shfaqin aknet. Ata kanë shpjeguar se "CAMP' shfaqet si pasojë e pranisë së bakterit "Cutibacterium aknes". Thonë se qëllimi i tyre nuk ishte për të krijuar një vaksinë që ndikon në bakterin e përmendur, sepse jo gjithmonë ajo është e dëmshme, por të krijojnë antitrupat për proteinën toksike që e sekreton bakterin në lëkurë, e në rastet me të shpeshta rezulton me shfaqjen e akneve. "Momentalisht, në shërimin e rasteve të rënda të akneve të infektuara dermatologët përdorin tretmanë që rregullojnë praninë e disa hormoneve, por ato mund të kenë reaksione negative, e te disa pacientë kjo metodë është krejt joefikase", ka shpjeguar lideri i këtyre studimeve Chun-Ming Huang, duke shtuar se aknet shfaqen te 85 për qind e adoleshentëve dhe te më shumë se 40 milionë persona të rritur në Amerikë. Ai ka shpjeguar se tretmani do të aplikohet si imunoterapi dhe se aknet do të shërohen brenda organizmit në vend të përdorimit të antibiotikëve, tretmanët hormonalë apo me tableta agresive.

(Kosova Sot)