ILAÇET BIMORE PËR TRAJTIMIN E DIARRESË

  • 19 September 2018 - 12:56
ILAÇET BIMORE PËR TRAJTIMIN E DIARRESË
Pos se ndalojnë diarrenë, këto ilaçe ndihmojnë në parandalimin e dehidrimit, kompensojnë humbjen e elektroliteve që shpesh përcillen nga kjo gjendje, dhe diarrenë e trajtojnë në mënyrë krejt natyrale
 
Image

ÇAJ NGA TRUMZA Trumza është një nga bimët popullore dhe alternativa më e mirë natyrale për sëmundjet që prekin sistemin tretës. Përmban nutriente dhe përmirëson shëndetin në gjendje të diarresë. Përbërësit: 1 gotë ujë (250 ml), 1 lugë trumzë (5 g). Përgatitja: Valoni gotën e ujit dhe kur të ketë arritur pikën e valimit, shtoni lugën me trumzë. E lini të ftohet për 10 minuta dhe përzieni. Si ta konsumoni: Pijeni një gotë çaj kur keni diarre. Nëse është e domosdoshme, konsumoni dy herë në ditë
 

Image

ÇAJ NGA KOPRA Ky ilaç shtëpiak tretës është aleat i mirë për kontrollimin e diarresë. Mineralet e bimës ndihmojnë në rregullimin e nivelit të elektroliteve dhe parandalojnë dehidrimin. Përbërësit: 1 lugë kopër të grirë (15 g), 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Koprën e shtoni në gotën me ujë të valuar dhe e mbuloni pijen. E lini të pushojë për 10 minuta dhe e kulloni. Si ta konsumoni: Pini 2 ose 3 gotë çaj në ditë derisa diarreja të ndalojë.
 

Image

ÇAJ MENTE Menta është tonik tretës që ndalon shumë simptoma të stomakut. Për më shumë, parandalon diarrenë, ekuilibron florën bakteriale dhe prodhimin e lëngjeve acidike. Përbërësit: Një gotë ujë (250 ml), 1 lugë gjethe mente (15 g), 1 lugë mjaltë (25 g). Përgatitja: Valoni një gotë ujë dhe shtoni gjethet e mentës. Mbuloni çajin dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Pas kësaj kohe, kullojeni çajin dhe e ëmbëltoni me një lugë mjaltë. Si ta konsumoni: Pini 3 gota çaj në ditë për të ndaluar diarrenë.

 

Image

ÇAJ SHERBELE Sherbela është një bimë që kontrollojnë pH-në e stomakut për të lehtësuar probleme me diarrenë. Lehtëson inflamacionin dhe redukton dobësimin fizik shkaktuar nga dehidrimi. Përbërësit: 1 lugë gjethe sherbele (5 g), 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja: Shtojeni lugën me gjethe të sherbelës në gotën me ujin e valuar. Pijen e lini të pushojë për 10 minuta dhe e përzieni. Si at konsumoni: Pijen e pini kur keni diarre. Konsumojeni dy herë në ditë.

Image

ÇAJ NGA MËSHTEKNA Ky ilaç bimor ngadalëson simptomat e diarresë. Përbërësit e bimës rregullojnë shëndetin tretës dhe parandalojnë acidet shtesë në stomak. Përbërësit: 1 lugë mështekne të bluar (5 g), Një gotë ujë (250 ml), 1 lugë mjaltë (25 g). Përgatitja: Bimën e shtoni në gotën me ujë të valuar dhe e mbuloni. E lini të pushojë për 10 minuta, e përzieni dhe e ëmbëltoni me mjaltë. Si ta konsumoni: Pijeni një gotë çaj si ky në shenjat e para të diarresë. Përsëriteni konsumimin 2 ose 3 herë në ditë.
 

Image

ÇAJ NGA KANELLA Kanella ka veti shëruese që ndihmojnë në kontrollimin e lëvizjes së zorrëve. Vepron kundër inflamacioneve dhe nuk shkakton irritim në linjën e zorrëve. Përbërësit: 1 lugë kanellë të bluar (5 g), 1 gotë ujë (250 ml). Përgatitja; Shtojeni kanellën pluhur në gotën me ujë të valuar. E lini të pushojë derisa të ketë temperaturën e vakët. Si ta konsumoni: Pini 2 gota çaj kanelle në ditë. Konsumoni tri ditë rresht.


(Kosova Sot)