Hulumtimi: Goditja e topit me kokë shkakton më shumë dëme në tru te femrat sesa te meshkujt

  • 19 September 2018 - 14:11
Hulumtimi: Goditja e topit me kokë shkakton më shumë dëme në tru te femrat sesa te meshkujt

Goditja e vazhdueshme e topit me kokë shkakton dëm në trurin e sportistit. Por dëmi – i matur nga volumi i qelizave të dëmtuara të trurit – është pesë herë më i madh të femrat se te meshkujt, thotë një hulumtim i ri.

Studimi ofron një shpjegim biologjik për atë se pse femrat raportojnë më shumë simptoma të ashpra dhe kërkojnë kohë më të gjatë për t’u rekuperuar pas dëmtimeve në tru në sport, shkruan thescientificamerican.

Bashkëautori i studimit, Michael Lipton, një neuroshkencëtar në kolegjin e mjekësisë Albert Enstein, përdori rezonancën magnetike për të depërtuar brenda kafkës së 98 futbollistëve amatorë – gjysma e tyre femra, gjysma meshkuj – të cilët goditën topin me kokë me shpeshtësi të ndryshme gjatë vitit të kaluar. Për femrat, tetë regjionet e materies së bardhë për bartjen e sinjalit treguan dëmtime strukturale, krahasuar me tre nga këto regjione te meshkujt.

Për më tepër, sportistet femra në studim pësuan dëmtim prej 2.100 kubikë të indit të trurit, në mesatare, krahasuar me një mesatare të 400 kubikëve te meshkujt.

Carla Garcia, një pjesëmarrëse në studim, tha se pas 47 viteve në lojën e futbollit, ajo nuk e ka ndërmend të heq dorë nga përdorimi i kokës në lojë. Por, ajo vë theksin: ‘’Nëse ka ndonjë mënyrë për ta bërë këtë sport më të sigurt për fëmijët, kjo ka rëndësi.

(Kosova Sot)