SI TA SHFRYTËZONI QEPËN PËR INFEKSIONIN E VESHIT?

  • 19 September 2018 - 16:36
SI TA SHFRYTËZONI QEPËN PËR INFEKSIONIN E VESHIT?

Infeksioni i veshit të mesëm dhe të brendshëm është shumë i shpeshtë. Zakonisht prekin fëmijët, por edhe të rriturit. Kur gypi i veshit të brendshëm dhe të mesëm pengohen në punën e vet, shfaqet infeksioni. Kjo gjendje shfaqet edhe si pasojë e ndryshimit të klimës. Shkaqe të tjera që e shkaktojnë infeksionin e veshit janë: Alergjitë, Ftohjet, Ndryshimi i papritur i motit, Tymi i duhanit. Infeksioni i veshit nuk është sëmundje ngjitëse, por shkaku i ftohjes së zakonshme është ide e mirë për ta parandaluar. Ftohja është gjendje e shpeshtë që përhapet te fëmijët e kjo dërgon edhe në infeksionin e veshit. Qepa është perime më e shpeshtë që e hasim në kuzhinë që mund të përdoret për qëllime të ndryshme në shëndetësinë popullore. Qepët janë të pasura me vitamina C dhe B6, dhe mineralet, si hekur dhe kalium. Falë kësaj, qepa e forcon sistemin mbrojtës apo sistemi imun, lufton alergjitë, derisa eliminon helmet.

VETITË SHËRUESE

Qepët janë burim i fortë për nutriente. Siç e kemi përmendur, e forcojnë sistemin imun, që është përgjegjës për sistemin mbrojtës të trupit dhe parandalimin e sëmundjeve. Një gjendje si kjo është diabeti, pasi nuk përmbajnë sheqer. Qepa ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe eliminojnë bakteret e dëmshme që dëmtojnë sistemin tretës.

APLIKIMI I QEPËS NË VESH

Një nga metodat që sugjerojnë ekspertët për të lehtësuar gjendjen e veshit të infektuar është mënyrë e lehtë për ta bërë në shtëpi. Si duhet të veproni? Copëtoni një qepë në pjesë të vogla. I vendosni në vesin e infektuar para se të shkoni në gjumë dhe i lini gjatë gjithë natës të veprojnë.

KOMPRESAT ME QEPË

Çfarë ju nevojitet? 1 qepë, Një thikë, Një blender, Pambuk apo fashë për kompresë. Si duhet të veproni? Ngrohni qepën për 15 minuta. Mund ta ngrohni edhe në furrë për 20 deri 30 minuta. Pas kësaj kohe, qepën e ndani përgjysmë. Përdorni blenderin për të shtrydhur lëngun nga qepa. E lagni pambukun apo fashën me lëngun e qepës. Kur të arrijë temperaturë të ulët, kompresën e vendosni sipër veshit.

 

 

 

(Kosova Sot)