Bima që sjellë shëndet

  • 20 September 2018 - 08:29
Bima që sjellë shëndet
Xhenxhefilin vetëm duhet ta shtoni në ushqimin tuaj dhe të prisni se sa mirë do të ndiheni. Por, duhet ta konsumoni rregullisht apo të krijoni një shprehi të konsumimit të tij

XHENXHEFILI PËR DHIMBJET MENSTRUALE Xhenxhefili është zgjedhje e mirë nëse dëshironi që në ato ditët t'i zëvendësoni ilaçet me preparate natyrale. Shumica e femrave së paku njëherë janë ballafaquar me këtë dhimbje. Te disa janë dhimbjet më të forta dhe thjeshtë pa dhimbje nuk kalojnë. Prandaj, nëse dëshironi të shmangni ilaçet dhe t'i zëvendësoni me ushqime natyrale, atëherë është koha të provoni me xhenxhefil. Mund ta konsumoni si ushqim të grimcuar, e do të ishte mirë edhe të konsumoni përmes pijeve. Pija e ngrohtë i shkon fort stomakut tuaj, kështu që vloni ujin, shtoni xhenxhefilin, pak lëng limoni dhe pak mjaltë.

PËRDORENI XHENXHEFILIN PËR TË SHMANGUR PROBLEMIN ME TRETJEN Gjithsecili gjatë një periudhe kohore është ballafaquar me problemet me tretjen. Në fakt, nëse gjatë gjithë jetës ushqeheni shëndetshëm, nëse hani atë që është vetëm natyrale dhe shëndetshme dhe konsumoni sasi të mjaftueshme të lëngjeve, sidomos ujë, atëherë nuk i shfaqen këto probleme.

XHENXHEFILI PËR LËKURË Pos se përdoret në gjellë, xhenxhefili mund të përdoret edhe kur lëkura juaj është në pyetje. Pra, mund të bëni vaj xhenxhefili për masazh.

(Kosova Sot)