5 zakonet e mëngjesit që duhen ndryshuar urgjentisht

  • 20 September 2018 - 10:20
5 zakonet e mëngjesit që duhen ndryshuar urgjentisht

Të zgjohesh herët në mëngjes dhe të nisësh një ditë të gjatë shpesh herë kthehet në një mision të pamundur. Prandaj duhet të tregoni kujdes dhe të zbatoni këto 5 këshilla për të pasur një mëngjes dhe ditë të mirë.

 

Nëse jeni një nga ata persona që vendosni 7 alarme në celular dhe pasi zgjoheni flini sërish duhet të ndaloni menjëherë. Gjumi ka një cikël të caktuar i cili zgjat rreth 90 minuta. I gjithë ky proces nuk mund të mbyllet në 10 ose 15 minuta, prandaj ju nuk duhet kurrsesi të përpiqeni të flini sërish pasi jeni zgjuar. Trupi do reagojë keq dhe lodhja do të ndihet gjatë gjithë ditës.

Imazh i ngjashëm

Mos e lini pas dore dushin e mëngjesit. Mund t’ju duket e vështirë për t’u besuar dhe me siguri përtoni, por të bësh dush në mëngjes pasi je zgjuar ndihmon në mirëfunksionimin e trurit, madje edhe në të qenurit kreativ. Por shmangni ujin e ngrohtë pasi të bën të ndihesh i përgjumur.

Bëjini rrobat gati që në mbrëmje. Mëngjesi duhet t’i dedikohet vetëm nisjes së mbarë dhe të gjesh rrobat në mëngjes është humbje kohë.

Imazh i ngjashëm

Mos e prekni telefonin menjëherë pasi zgjoheni. Mëngjesi përcakton edhe vazhdimësinë e ditës. Nëse ai nis mirë, ashtu do të jetë e gjithë dita juaj.

Mos e nisni ditën me drithëra dhe qumësht. E dinit që është më mirë të hash picë në mëngjes sesa të hash drithëra? Këto të fundit përmbajnë sheqer, ndërsa pica proteina, karbohidrate dhe yndyrna që e bëjnë më të shëndetshëm dhe shumë energjik mëngjesin dhe vazhdimësinë e ditës.

(Kosova Sot)