Këto janë shenjat e para se në trup është shfaqur kanceri

  • 20 September 2018 - 14:30
Këto janë shenjat e para se në trup është shfaqur kanceri
Zbulimi i hershëm i kancerit mund t'jua shpëtojë jetën. Në vijim ju sjellim shenjat e para të hershme që tregojnë se në trup është lajmëruar kancer
 
Image

KOLLA KRONIKE APO DHIMBJET NË GJOKS Disa lloje të kancerit, përfshirë këtu leukeminë dhe kancerin e mushkërive, shkaktojnë simptoma si kolla apo bronkitisi. Disa të prekur nga kanceri kanë treguar se në fillim kanë ndier dhimbje në gjoks, që është shtrirë drejt kraharorit ose poshtë në dorë. Të sëmurit nga kanceri në mushkëri nganjëherë ndjejnë dhimbje në gjoks.
 

Image

VËSHTIRËSITË ME PËRTYPJE Problemet me përtypjen, në rastet më të shpeshta lidhen me kancerin në vezore apo me kancerin në fyt. Po ashtu, nganjëherë mund të jetë një nga treguesit e parë të kancerit të mushkërive. Problemet me përtypjen tregojnë në kancer të fytit apo vezoreve. 

 

Image

PLOGËSHTIM DHE LODHJE Shfaqja e lodhjes konstante dhe e plogështisë janë simptomë e shumë llojeve të kancerit e këtë duhet ta vëzhgoni në kombinim me simptomat tjera. Nëse gjithnjë ndiheni të dërrmuar, pa ndonjë shpjegim logjik dhe pa marrë parasysh se flini mjaftueshëm, gjithsesi vizitoni mjekun.  

 

Image

NDJENJA E NGOPJES DHE HUMBJA E OREKSIT Edhe kjo mund të jetë një nga simptomat se mund të jetë shfaqur kanceri i vezoreve. Femrat që kanë vuajtur nga kjo sëmundje, kanë dëshmuar se si nuk kanë mundur të hanë edhe kur për një periudhë të gjatë kohore nuk kanë konsumuar fare ushqim.  

 

Image

HUMBA E PASHPJEGUESHME NË PESHË Humbja e peshës është shenjë e hershme e kancerit në zorrë të trashë, si dhe lloje tjera të kancerit që ndërlidhen me sistemin tretës. Kjo edhe mundet të jetë shenjë se kanceri është përhapur në mëlçi dhe ndikon në oreks dhe paaftësinë që t'i largojë helmet si duhet. 

 

Image

NDRYSHIMET NË LËKURË QË NUK HIQEN Këtu kemi të bëjmë me disa lloje të ndryshme të kancerit të lëkurës - melanomë, kancerin e qelizave bazë dhe kancerin e qelizave tjera. Preferohet që kohë pas kohe ta kontrolloni dukjen e lëkurës.

(Kosova Sot)