Limonadë me livandë, kombinim që shëron pagjumësinë dhe relakson

  • 31 August 2015 - 19:50
Limonadë me livandë, kombinim që shëron pagjumësinë dhe relakson

Nëse edhe ju keni probleme me pagjumësinë apo thjeshtë dëshironi të relaksoheni, afrojini vetes këtë pije fantastike.

Përbërësit:

Lëngun e shtrydhur nga 4 limonë;

1 pikë vaj esencial të livandës;

1 lugë gjethe të thara të livandës;

7 gota ujë mineral;

3/4 e gotës mjaltë.

Përgatitja:

1. Vloni 4 gota ujë. E hiqni më pas nga pllaka dhe përzieni gjethet e thara të livandës. Kur të jetë ftohur, shtoni mjaltin. Le të qëndrojë i mbuluar për gjysmë ore, e më pas e kulloni lëngun.

2. Shtoni lëngun e limonit, pjesën tjetër të ujit dhe vajin esencial të livandës. Përzieni mirë. Mund ta pini para gjumit apo pasi të keni pushuar mirë.

3. E zbukuroni me rriska të limonit ose me gjethe të livandës, e mund të shtoni edhe pak ujë të mineral të gazuar në vend të ujit të thjeshtë.

(Kosova Sot)