E keni problem zgjimin në mëngjes? Ja mënyrat që do e bëjnë më të thjeshtë

  • 21 September 2018 - 10:16
E keni problem zgjimin në mëngjes? Ja mënyrat që do e bëjnë më të thjeshtë

Zgjimi në mëngjes është një nga proceset më të vështira që duhet të përballesh që në orët e para të ditës. Monotonia e zgjimit herët i bën ditët e mërzitshme dhe ndonjëherë dëshira më e madhe është të mos çohesh kurrë nga krevati. Për të shmangur këtë gjë ne po ju tregojmë disa këshilla që do ju ndihmojnë të bëni zgjimin në mëngjes më të thjeshtë.

Vendosni alarmin një minutë para çdo ditë

Zgjimi me alarm është më i praktikuari nga të gjithë njerëzit. Specialistët këshillojnë që të mos mësoheni menjëherë më zgjimin gjysmë ore para. Mjafton që çdo ditë ta vendosni nga një minutë para dhe në fund të muajit plotësohet gjysmë ore. Në këtë mënyrë trupi mësohet gradualisht.

Bëni veprime vendimmarrëse në mëngjes

Detyrat që duhen kryer me patjetër e bëjnë një njeri të çohet nga krevati. Kjo është një gjë që nuk mund ta shmangë. Një mënyrë e mirë mund të ishte një mbledhje herët me familjen.

Shfrytëzoni fëmijët

Prindërit asnjëherë nuk mund të shmangin përgjegjësinë ndaj fëmijës. Nëse ju do të vendosni një alarm në dhomën e tyre jeni të detyruar të çoheni për ta fikur.

Në darkë vendosini vetës një qëllim të cilin duhet ta bëni patjetër herët

Qëllimet janë ato të cilat e shtyjnë njeriun të bëjë përpara. Sigurisht që vendosja e një të tilli në mëngjes do ju bënte të mos rrinit më shtrirë.

(Kosova Sot)