DIETA ME SUPË KUNGULLI

  • 22 September 2018 - 12:35
DIETA ME SUPË KUNGULLI
Supa me pak yndyrë nga kungulli është bazë për ushqimin tuaj në këtë dietë. Përdoreni si shujtën kryesore për drekë dhe darkë.

Përbërësit për supë:
2 mollë,
450 gr perime,
1 kg kungull,
1 qepë,
2 lugë vaj bimor,
Pak ajkë me pak yndyrë,
Perime të gjelbra,
kripë, erëza sipas shijes.

Përgatitja:
1. Qëroni mollët, i preni në rriska.
2. Kungullin po ashtu e preni në rriska.
3. Në enë shtoni dy lugë vaj dhe kur të ngrohet përzhitni qepën.
4. Pastaj shtoni perimet në enë, shtoni erëzat dhe dy gota ujë.
5. Valoni gjithçka, më pas zvogëlojeni temperaturën dhe përzieni, mbani enën në zjarr për 20-25 minuta.
6. Perimet e ziera i vendosni në blender.
7. Purenë e ktheni në enë, shtoni pak ajkë dhe përzieni në temperaturë mesatare.

(Kosova Sot)