Pjeshka si ilaç popullor

  • 22 September 2018 - 18:59
Pjeshka si ilaç popullor

Për një kohë të gjatë pjeshka është quajtur "mollë nga Persia". Fryti i pjeshkës është i lëngshëm dhe i shëndetshëm. Ka sheqer, karotinë, proteina, niseshte, përbërës mineral, vitamina A, B, C dhe hekur. Përdoret në ushqim, industri dhe mjekësi. Njihet në mjekësinë popullore si preparat për pastrimin e zorrëve. Ndikon mirë te aknet, anemia, astma, sëmundjet e dhëmbëve dhe sipërfaqes së gojës, sëmundjet e zemrës, bronkitisi, enët e gjakut, mbipesha, humbja e kujtesës, depresioni, ekzema, nervozizmi. Studimet shkencore tregojnë se kjo pemë magjike shton pjellorinë te meshkujt, ul shtypjen e lartë të gjakut, parandalon përparimin e kancerit. Falë vitaminës B2, ndihmon në ruajtjen e shikimit, ofron lëkurë të butë dhe elastike dhe ndikon në përgjithësi të keni dukje të përtërirë. Pjeshka ju preferohet fëmijëve në zhvillim sepse vitamina B2 është përgjegjëse për rritje dhe zhvillim. Ndikon mirë edhe te pagjakësia, për sëmundjet e zorrëve. Lëngu i pjeshkës ju preferohet njerëzve që vuajnë nga aritmia e zemrës, atyre me sistem të ndjeshëm nervor, si dhe për pastrimin e organizmit.  



(Kosova Sot)