Jogurti i pemëve përmban më shumë sheqer se pijet e gazuara

  • 23 September 2018 - 08:27
Jogurti i pemëve përmban më shumë sheqer se pijet e gazuara

Shkencëtarët paralajmërojnë se shumë jogurt janë përplot me sheqer dhe se publiku nuk guxon t'i cilësojë si ushqim të shëndetshëm. Paralajmërimi ka ardhur pas analizës prej 900 jogurtëve në tregun britanik. Ekipi i ekspertëve nga universiteti në Lids ka dëshmuar se të ashtuquajturit jogurt organik ishin midis më të ëmbëltuarve dhe se kishin përmbajtur më shumë sheqer për 100 gramë se sa pijet e gazuara. Vetëm jogurti grek dhe ai natyral mund të përfshihen si ushqime me përqindje të ultë të kalorive. Në bazë të rezultateve të hulumtimeve të publikuara në revistën shkencore "BMJ Open", më së shumti sheqer kanë përmbajtur të ashtuquajturit 'jogurt desert', mesatarisht 16,4 g në 100 g prodhim. Më pas, jogurtët e ëmbël ishin ata 'organik' me mesatarisht 13,1 g në 100 g prodhim. Më pas, jogurtët për fëmijë mesatarisht kanë përmbajtur 10,8 g në 100 g prodhim. "Mendoj se njerëzit, përfshirë prindërit, do të janë të befasuar se sa shumë sheqer ka në jogurt", thotë autorja e hulumtimit Bernadette Moore. 

 

(Kosova Sot)