Si ta reduktoni temperaturën në mënyrë natyrale në shtëpi

  • 23 September 2018 - 08:37
Si ta reduktoni temperaturën në mënyrë natyrale në shtëpi

Temperatura është simptomë që duhet t'i kushtohet vëmendje. Megjithëse jo gjithmonë përbën rrezik serioz për shëndetin, temperatura paralajmëron për një sëmundje. Po ashtu, duhet a kuptoni se temperatura nuk është sëmundje. Temperatura shfaqet kur sistemi imun kërcënohet, zakonisht si pasojë e viruseve apo baktereve.

ÇAJ BORZILOKU

Gjethet e borzilokut kanë veti që ndihmojnë në rregullimin e temperaturës së trupit. Nutrientet e bimës kompensojnë atë që keni humbur gjatë dehidrimit dhe e forcojnë sistemin mbrojtës. Përbërësit: 1 lugë gjethe borziloku (5 g) 1 gotë ujë (250 ml) Udhëzimet: Shtoni gjethet e borzilokut në një gotë me ujin e vluar. Mbuloni çajin, e lini të ftohet për 10 minuta, e kulloni. Si ta konsumoni: Konsumoni 2 ose 3 gotë çaj në ditë dhe mbani temperaturën ën kontroll.

UJI I RRUSHIT TË THATË PA FARA

Përbërësit: 2 lugë rrush të copëtuara pa fara (20 g) 1 gotë ujë (250 ml) Udhëzimet: Shtoni rrushin e copëtuara e të thata pa fara në një gotë ujë të vluar. Kur të ketë arritur pikën e vlimit, ulni temperaturën dhe e lini të pushojë edhe për 10 minuta. Prisni pak e më pas e kulloni çajin. Si ta konsumoni: Pini 2 gota çaj për çdo ditë.

UJI I MOLLËS

Kjo pije freskuese ndihmon në kontrollimin e temperaturës. Mineralet e pijes parandalojnë çekuilibrin e elektroliteve në trup. Përbërësit: 1 mollë të shtypur Një gotë ujë (250 ml) 1 lugë mjaltë (25 g) Udhëzimet: Copëtoni dhe shtypni mollën. Derdhni në një gotë me ujë dhe e vloni. Kur pema të jetë zbutur, e hiqni nga pllaka e nxehtë dhe e lini të ftohet. E ëmbëltoni me mjaltë. Si ta konsumoni: E konsumoni 2 deri 3 herë në ditë.

ÇAJ NGA KOKRRAT E KOPRËS

Çaji nga kokrrat e koprës ndihmon në reduktimin e temperaturës. Përbërësit e tij e ulin temperaturën e trupit dhe kompensojnë lëngjet dhe mineralet e humbura. Përbërësit: 1 lugë fara të koprës (5 g) Një gotë ujë (250 ml) Udhëzimet: Shtoni farat e koprës në gotën me ujë të vluar. E lini të pushojë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët. Si ta konsumoni: Konsumoni këtë çaj kur dalloni se keni temperaturë.

 

(Kosova Sot)