MAJDANOZI HEQ NJOLLAT NGA LËKURA

  • 24 September 2018 - 14:15
MAJDANOZI HEQ NJOLLAT NGA LËKURA
Nëse gjatë verës u janë shfaqur njolla në lëkurë si pasojë e diellit, provoni që problemin ta zgjidhni përmes ilaçeve shtëpiake. Merrni gjysmën e specit të kuq të freskët e imtësoni në blender. E aplikoni në hapësirën ku keni njolla, të cilat paraprakisht i keni pastruar. Mbajeni aty për dy orë, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Tretmanin aplikojeni tri herë në javë. Propozim tjetër është maska nga majdanozi. Bëhet thjesht nga gjethet e freskëta të bimës. Bluani gjethet dhe i përzieni me një lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni. E aplikoni në lëkurën e pastruar, e lini të veprojë gjysmë ore dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. 

(Kosova Sot)