ÇFARË PO TENTON T'JU TREGOJË TRUPI

  • 24 September 2018 - 14:29
ÇFARË PO TENTON T'JU TREGOJË TRUPI
Trupat tanë kurrë nuk përfundojnë komunikimin me ne, duke tentuar të na tregojnë përmes gjërave të shfaqura nga jashtë dhe duke tentuar të na tregojnë se çfarë po ndodh brenda organizmit.
 
Image

BARKU I FRYRË Secili ka përjetuar sindromën e barkut të fryrë. Kjo është një gjendje aspak e këndshme. Në esencë, kjo ndodh kur barku është plot me ushqim, lëngje ose gazra. Në këtë mënyrë, barku juaj po tenton t'ju tregojë se ushqimi juaj nuk po tretet në mënyrën më të mirë, ose keni alergji në ushqim apo jotolerancë në bukë apo laktozë. Shkaqet tjera janë kapsllëku, shumë sheqer apo pije alkoolike.

 

Image

LËKURË TË KUQE, TË PEZMATUAR, DHE AKNE Shkaqet e pezmatimit të lëkurës dhe akneve janë të shumëfishta dhe dallojnë varësisht nga personi në person. Shkaqet më të shpeshta ndërlidhen me hormonet. Studimet tregojnë se testosteroni është hormoni që promovon aknet, sidomos te meshkujt dhe adoleshentët. Por, edhe femrat vuajnë nga aknet, sidomos gjatë ciklit menstrual falë nivelit të estrogjenit. Femrat me sindromën policistike ovariale janë të prira për çrregullimin e testosteroneve, prandaj shfaqen aknet dhe lëkura pëson pezmatim.

 

Image

SHTRESAT E BARDHA NË GJUHË Shtresa e hollë e bardhë në gjuhë mund të ndërlidhet me problemet në tretje, si çekuilibri mikrobiom, hekurin ose mungesën e vitaminave B dhe me gjasë diabetin. Në rast të mungesës së hekurit dhe vitaminave, me gjasë do të ndiheni të lodhur. Shenjat e bardha të trasha në gjuhë me gjasë shfaqen si pasojë e thartirës, apo edhe si pasojë e duhanit.

 

Image

LINJA VERTIKALE DHE HORIZONTALE NË THONJ Thonjtë e shëndetshëm duhet të duken të butë, të me shkëlqim dhe pa njolla. Thonjtë po ashtu ju ekspozohen rreziqeve për t'i lënduar. Linjat në thonj nuk është diçka që duhet brengosur për së tepërmi megjithëse përbëjnë problem shoqëror. Sipas mjekëve, ky problem duhet trajtuar dhe mos të lihet në asgjë. Linjat vertikale, jo horizontale, mund të jenë shenjë e anemisë apo artritit reumatoid.  

 

Image

PLAGËT NGA TË FTOHTIT DHE ULCERAT NË GOJË Duhet kuptuar që në fillim se plagët nga të ftohtit dhe ulcerat në gojë nuk janë e njëjta gjë. Ulcerat e gojës i hasim brenda gojës dhe në mishrat e dhëmbëve, gjuhë dhe në pjesën e brendshme të faqeve derisa plagët e ftohjes zhvillohen jashtë në buzë. Ulcerat në gojë shfaqen si pasojë e sistemit imun të dobësuar derisa plagët e ftohjes janë manifestim i infeksionit viral sa herë që sistemi imun komprometohet. 
 

Image

ZVERDHJET NË SY APO LËKURË Është e rëndësishme të dallohet zverdhja e syve karshi zverdhjes së lëkurës. Zverdhja e lëkurës mundet të jetë pasojë e teprimit me konsumimin e betakarotinës, vitaminave A dhe C, që nuk përbën kërcënim, derisa zverdhja e syve zakonisht shfaqet te ata persona që mund të kanë telashe me mëlçinë. Në këtë rast, kërkoni ndihmën e profesionistit, sepse sa më shpejtë ta dalloni këtë gjendje aq më lehtë e shëroni. 

(Kosova Sot)