Oprah Winfrey ka humbur 20 kg me ndihmën e kësaj menyje fenomenale

  • 24 September 2018 - 20:22
Oprah Winfrey ka humbur 20 kg me ndihmën e kësaj menyje fenomenale

Oprah Winfrey kurrë nuk e ka fshehur luftën e saj kundër kilogramëve të tepërt. Udhëheqësja e jashtëzakonshme e emisioneve televizive ka provuar të gjitha dietat e mundshme, por kilogramët gjithmonë i janë kthyer. "Kam mundur të humb në peshë për t'u futur brenda një numrit të rrobave, si të merrja pjesë në një ngjarje të rëndësishme apo për t'ju pëlqyer të tjerëve. Por nuk kam mundur ta ruaj atë peshë për të njëjtat arsye. Kilogramët ktheheshin. Kësaj radhe e kam ndryshuar qëllimin. Vetëm kam dashur të jam e shëndetshme. Fizikisht dhe mendërisht. Atëherë ka ndryshuar qëllimi dhe procesi i dobësimit. E kisha më të lehtë sepse kisha qëllime të qarta", thotë Oprah. Falë qasjes së re të humbjes në peshë nga viti 2015, ajo ka humbur 20 kilogramë, por kësaj radhe kilogramët nuk i ishin kthyer. Rolin më të rëndësishëm në këtë proces kishte menyja e lloj-llojshme. Kafjalli: Sandviç me vezë, avokado, proshutë dhe domate në bukën nga kokrra e grurit, çaj. Ky kafjall pothuajse çdo ditë gjendet në menynë e personalitetit të famshëm. Ajo konsumon çaj indian të pasur me kanellë, karafil dhe xhenxhefil, me pak qumësht. Dreka: Supë me domate dhe sallatë nga lakra jeshile apo makarona me karkaleca deti. Opsion tjetër për drekë janë makaronat me karkaleca deti që ajo e përgatit vet. Në makaronat e zier shton pak vaj ulliri, kripë, piper, hudhër dhe djathë. Në fund ia shton edhe karkalecat e detit. Darka: File bakalari me bishtaja "Për darkë më pëlqen të ha peshk dhe perime. Shpesh konsumoj një gotë verë apo ndonjë koktej", thotë ajo. Zamra: Kokoshka, çips nga lakra jeshile, çips nga patatet, fara, fruta mali.

 

(Kosova Sot)