Shërojeni prostatën në mënyrë natyrale

  • 25 September 2018 - 08:20
Shërojeni prostatën në mënyrë natyrale
Problemet me prostatë i kanë një pjesë e madhe e meshkujve kur kalojnë të 50-at ose të 60-at. Këtë problem mund ta zbutni përmes mënyrave natyrale dhe ushqimin e duhur. Bëhet presion në gypin e urinës, prandaj urinimi është më i vështirësuar derisa fshikëza dobësohet. Edhe disa simptoma janë: urinimi i shpeshtë dhe i vështirësuar, sidomos natën, pamundësia që fshikëza të zbrazet deri në fund,të djegura, dhimbje.

FARAT Si të dobishme kundër kësaj gjendjes janë treguar farat e kungullit dhe të shalqirit. Farat kanë veti prej diuretiku dhe janë të pasura me zink. Konsumoni më së miri të thata, si ushqime të grimcuara, pa kripë. Mund të zieni edhe çaj. Vetëm një grusht fara të freskëta të kungullit t'i përzieni me gjysmë litër ujë të vluar. Mbuloni dhe i lini të ftohen në dhomë. Pini atë gjysmë litër ujë çdo ditë. Në të njëjtën mënyrë veproni edhe me farat e shalqirit. Rreth 1/8 e gotës me fara përzieni me gjysmë litër ujë të vluar dhe e pini gjatë ditës. Preferohet që për dhjetë ditë t'i konsumoni rresht. 

(Kosova Sot)