Zëvendësimet më të mira natyrale për sheqer

  • 25 September 2018 - 08:21
Zëvendësimet më të mira natyrale për sheqer
Nëse dëshirojnë që të ushqehemi shëndetshëm apo të humbin disa kilogramë, ushqimi i parë në listë që duhet ta shmangni është sheqeri. Lehtë e thënë, por vështirë për ta bërë. Nëse vërtet pëlqeni shumë shijen e ëmbël, atëherë lexoni se cilat janë zëvendësimet më të mira natyrale.

HURMAT Hurmat janë pemë shumë të ëmbla me ndihmën e të cilave mund të ëmbëltoni gjellët tuaja dhe të përgatitni ëmbëlsira të hatashme. Pos ëmbëlsisë, hurmat përmbajnë edhe vitamina B6 dhe A, kalium dhe kalcium. Hurmat përdorni për puding dhe shumëçka tjetër.

MJALTI Mjalti përmban veti kundër baktereve dhe është burim i madh për antioksidues, që arrijnë nga poleni i luleve. Mjalti i errët posedon më shumë antioksidues në krahasim me mjaltin e ndritshëm. Më së miri është të përdorni mjaltë organik, sepse është i pasur me materie ushqyese dhe antioksidues.

SHURUPI I PANJËS Këtu s'e kemi fjalën për shurupin në shishe nga marketet, por në shurupin e duhur të panjës që merret nga zierja e lëngut të panjës. Edhe pse në rastet më të shpeshta përdoret si ëmbëltues për jogurt, akullore dhe çaj, përmban kalcium, zink dhe vitamina B. 

(Kosova Sot0